Lajme
Sadiki: „Nuk duam të na trajtojnë të gjithëve si kosovarë të mbeturinave“
Më 28 maj të këtij viti, në Arbon të Thurgau-s, për herë të dytë do të mbahet festa ndërkombëtare kulturore. Qëllimi i saj është që t’i bashkojë kulturat e kombeve të ndryshëm nga rajoni. Në këtë manifestim nuk do të mungojnë folklori shqiptar, peshqë të njelmët portugezë apo edhe valle turke.
Festa ndërkombëtare kulturore e Arbon-it ka për qëllim t’i bashkojë traditat nga e gjithë bota. „Është ky një udhëtim më i lirë nëpër botë“, ka deklaruar Nada Strasser, kryetare e Shoqatës festa ndërkombëtare kulturore e Arbon-it, për të përditshmen zvicerane „Tagblatt“.
Suksesi nga viti i kaluar ka motivuar komitetin organizativ për një përpjekje të dytë, prandaj është paraparë që më 28 maj të mbahet edhe një herë ky manifestim. „Ideja e manifestimit është që t’i njohim qytetarët e Arbon-it me kulturat tona, por edhe për të mos i harruar ato“, ka vazhduar Nada Strasser, e cila edhe vetë është me prejardhje migrante nga Kroacia.
Edhe miqtë e saj nga komiteti organizayiv i festës ndërkombëtare kulturore kanë prejardhje migrante. Islam Sadiki është nga Kosova, Idris Altindas është turk, ndërsa Domingos Pereira, portugez. „Qytetarët e Arbon-it duhet të binden se Portugalia nuk është vetëm Ronaldo dhe futbol“, deklaron Domingos Pereira. Edhe Islam Sadiki ka shprehë shqetësimet e tij. „Nëpër media shpeshëherë shkruhet keq për kosovarët. Ne nuk nuk duam të na trajtojnë të gjithëve si :kosovarë të mbeturinave nga Bürglen-i“, deklaron i mllefosur Islami.
Për këtë vit, në festën kulturore ndërkombëtare janë paraqitur dymbëdhjetë grupe nga dymbëdhjetë vende të ndryshëm të botës: nga Shqipëria, Kosova, Kroacia, Serbia, Portugalia, Turqia, Somalia, Austria, Indonezia, Sri Lanka, Italia dhe Zvicra.
Nga manifestimi i viti të kaluar, komiteti organizativ ka mësuar diçla më tepër. „Ne ishim paksa jo të organizuar mirë, pasi shpeshëherë na është ndalur rryma. Mandej, disa shtete kishin organizuar flamuj më të mëdhenj nëpër stendat e tyre, ndërsa për këtë vit kemi organizuar flamuj të njëtë për të gjithë“, përfundon Islam Sadiki.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










