Kosova
Sa vlen vaksina? Studimi i fundit thotë se antitrupat zhduken për 4 muaj
Studiuesit kanë zbuluar se nivelet e antitrupave të krijuara te njerëzit pas infektimit me koronavirus bien shumë shpejt.
Ekipi i “The Imperial College London” zbuloi se numri i personave që rezultojnë pozitivë në testet e antitrupave ka rënë me 26% në periudhën nga qershori deri në shtator.
Ata thonë se imuniteti i krijuar nis të bjerë sërish dhe ekziston rreziku që nga ky virus të infektohesh disa herë.
“Zbehja e imunitetit është tepër e shpejtë, kanë kaluar vetëm tre muaj nga rundi i parë i provave tona dhe 26% e personave të testuar kanë rënie të ndjeshme të antitrupave”, thotë profesoresha Helen Ward, njëra prej drejtueseve të studimit.
Më shpejt, antitrupat zhduken te personat mbi 65 vjeç, shtoi ajo, krahasuar me grupmoshat më të reja. Ky fenomen po kështu vihet re tek asimptomatikët, ndërsa më i fortë duket imuniteti tek individët që e kanë kaluar më rëndë Covid-19. Mjaft i lartë mbetet sakaq numri i punonjësve të shëndetësisë me antitrupa, e kjo për hulumtuesit mund t’i detyrohet faktit që janë vazhdimisht të ekspozuar ndaj virusit.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










