Kosova
Sa viza u lëshuan gjatë vitit 2023 për në Zvicër?
Shumë të rinj dhe familjarë gjatë vitit 2023 kanë marrë rrugën për ndonjë shtet tjetër.
Vetëm brenda 10 muajve të vitit 2023, Ambasada e Zvicrës në Kosovë ka lëshuar 27,000 viza Shengen, shkruan albinfo.ch.
Vlen të theksohet se Ambasada e Zvicrës në Prishtinë lëshon viza jo vetëm për Zvicrën, por edhe për Francën, Austrinë, vendet e Beneluksit dhe Lihtenshtajnin. Nga janari deri në tetor janë lëshuar më shumë se 27,000 viza Shengen, 70% e të cilave ishin për Zvicrën. 68% e këtyre vizave Shengen janë dhënë për vizita familjare, 10% për biznes dhe 5% për turizëm.
“Në krahasim, ne kemi lëshuar 31.500 viza Shengen për të njëjtën periudhë në vitin 2022. Prandaj tashmë po ndjejmë disa nga efektet e liberalizimit të ardhshëm të vizave, i cili do të hyjë në fuqi në vitin 2024”, tregon Jürg Sprecher, për albinfo.ch.
Përveç kësaj, Ambasada tashmë ka lëshuar deri më tani rreth 1800 viza kombëtare zvicerane. Këto viza afatgjata janë lëshuar kryesisht për bashkim familjar (89%), për të studiuar (5%) dhe për punë (4%). Kjo lloj vize nuk do të ndikohet nga liberalizimi i vizave Shengen. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










