Kosova
Sa vetura janë importuar dhe sa janë shpenzuar për to?
Dogana e Kosovës ka arkëtuar afër 58 milionë euro (57 milionë e 953 mijë euro). Prej tyre, rreth 22 milionë euro janë inkasuar vetëm nga taksa doganore dhe akciza, ndërsa 36 milionë euro tjera janë grumbulluar nga TVSh-ja (Tatimi mbi Vlerën e Shtuar)
Më shumë se 183 milionë euro kanë shpenzuar qytetarët e Kosovës për blerjen e veturave nga jashtë, vetëm gjatë vitit 2018.
Në përgjithësi, vitin e kaluar janë importuar 20 mijë e 689 vetura. Prej tyre, 17 mijë e 340 janë vetura të përdorura, ndërsa 3 mijë e 349 vetura të reja.
Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, nga totali i 183 milionë eurove, më shumë se 129 milionë janë shpenzuar për vetura të përdorura, ndërsa afër 54 milionë euro për vetura të reja, raporton “Radio Evropa e Lirë”.
Pos për blerjen e veturave, qytetarët një shumë të konsiderueshme parash e shpenzojnë më pas edhe për zhdoganim.
Bazuar në të dhënat zyrtare, nga procesi i zhdoganimit të këtyre makinave, Dogana e Kosovës ka arkëtuar afër 58 milionë euro (57 milionë e 953 mijë euro). Prej tyre, rreth 22 milionë euro janë inkasuar vetëm nga taksa doganore dhe akciza, ndërsa 36 milionë euro tjera janë grumbulluar nga TVSh-ja (Tatimi mbi Vlerën e Shtuar), përcjell albinfo.ch.
Dogana i ka inkasuar afër 10 milionë e 500 mijë euro, vetëm nga zhdoganimi i 3 mijë e 349 veturave të reja – të cilat nuk u nënshtrohen të gjitha taksave. Sipas llogaritjeve i bie që pronarët e veturave të reja, mesatarisht, kanë paguar taksa në vlerë prej 19.4 për qind të çmimit të veturës.
Ndërsa, për zhdoganimin e 17 mijë e 340 veturave të përdorura, të cilat i nënshtrohen taksës doganore, akcizës dhe TVSh-së, qytetarët kanë paguar 47.5 milionë euro. Përkthyer në përqindje, pronarët e këtyre veturave i bie se, mesatarisht, kanë paguar taksa në vlerë prej 36.7 për qind të çmimit bazë të veturës.
Nga totali i 47.5 milionë eurove të taksave të paguara për veturat e përdorura, për akcizë dhe doganë janë paguar 21 milionë euro (afër 9 milionë euro janë paguar vetëm për akcizë, ndërsa më shumë se 12 milionë euro të tjera për taksë doganore).
Pa llogaritur TVSh-në, kjo përbën 44 për qind të shumës totale që Dogana ka inkasuar nga zhdoganimi i veturave të përdorura.
Ligjet aktuale në fuqi, në Kosovë, lejojnë importin e veturave të vjetra deri në 10 vjet.
Radio Evropa e Lirë ka bërë një llogaritje të thjeshtë, në kalkulatorin online të Doganës dhe Institutit GAP, për shumën që një qytetar duhet të paguajë për të vënë, lirshëm dhe ligjshëm, në qarkullim një veturë të blerë jashtë vendit.
Llogaritja është bërë duke marrë shembull një veturë me vlerë 5.000 mijë euro, me vëllim të motorit nën dy mijë kubikë dhe të vjetër 10 vjet.
Sipas kalkulatorit, për një veturë të tillë zhdoganimi kushton 2 mijë e 316 euro. Nga kjo shumë 1 mijë e 116 euro shkojnë për TVSH, për tatimin në import 500 euro dhe 700 euro të tjera për akcizë.
Kur shumës së zhdoganimit i shtohen edhe sigurimi (i thjeshtë) e regjistrimi (bashkë me taksën për rrugë, tabelat etj), që zakonisht kushtojnë rreth 250 euro, kostoja e përgjithshme e dokumentacionit për vënien në qarkullim të veturës, zakonisht, shkon afër 2 mijë 600 euro.
Në një thjeshtësim, për një veturë në vlerë 5 mijë euro, të blerë jashtë vendit, një qytetar duhet të paguajë edhe së paku gjysmën e asaj shume, vetëm për dokumentacionet e nevojshme për të vënë makinën e tij lirshëm dhe ligjshëm në rrugët e Kosovës.
Aktualisht, dogana për import të automjeteve është 10 për qind, TVSH-ja 18% dhe akciza llogaritet sipas vëllimit të motorit dhe vitit të prodhimit.
Ish-drejtori i Doganës dhe njohësi i kësaj fushe, Naim Huruglica, vlerëson se taksat nuk janë shumë të larta.
Megjithatë, ai pranon se ato nuk janë në përputhje me standardin ekonomik të shumicës së popullsisë në Kosovë, pasi, sipas tij, pjesa më e madhe e qytetarëve nuk kanë mundësi të blejnë vetura të reja, të cilat lirohen nga akciza.
Ideja e vendosjes së akcizës, sipas ish të parit të Doganës, ka qenë dekurajimi i qytetarëve nga blerja e automjeteve të vjetra.
Por, Huruglica taksat për importin e veturave i lidh edhe me mbushjen e arkës së shtetit, pasi sipas tij, Kosova do ta kishte shumë të vështirë t’i zëvendësonte taksat që mbledh ky produkt.
E-Diaspora
-
SHBA
Labearta Hasanramaj specializon në SHBA dhe bën shqiponjën me duar Shqiptarja përfundon specializimin në Menaxhment dhe Administratë Publike në SHBA... -
Skoci
Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për fermë kanabisi në Skoci -
Irlandë
Hyn në Irlandë pa dokumente, 18-vjeçari shqiptar përfundon në burg -
Itali
11-vjeçarja shqiptare Serena Marku shkëlqen në “The Voice Kids of Italy” -
Kush preket nga pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA?
Jeta në Austri
-
Sidrit Vokshi dëshiron të përfaqësojë Austrinë në Eurovision Sidrit Vokshi është një nga artistët që konkurrojnë për Eurovision, më 20 shkurt në shfaqjen para-seleksionuese... -
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri











