Bota
Sa vështirë është të gjesh banesë me qira në Berlin
Sa e vështirë është të gjesh një apartament me qira me çmime të arsyeshme në Berlin? Epo, ka shumë konkurrencë atje siç tregon edhe një rast
Një reklamë e një menaxheri të pasurive në Berlin për një apartament me qira ‘shkaktoi’ shumë zhurmë të dielën.
1 749 persona ishin mbledhur jashtë për të vizituar apartamentin bosh në Meininger Straße në rrethin e kërkuar të qytetit Schneberg. Banesa u reklamua në internet vetëm 12 orë më parë, transmeton RBB.
Siç ka raportuar The Local, qiradhënia në Gjermani po bëhet më problematike për shkak të çmimeve të larta dhe mungesës së banesave në dispozicion, përcjell albinfo.ch.
Në Berlin është shumë vështirë të gjesh banesë me qira. Banesa, e cila është afër Bashkisë Schöneberg, është në katin e tretë të një ndërtese të viteve 1950. Ajo është e pajisur me dy dhoma dhe një ballkon, është 54 metra katrorë në madhësi dhe po ofrohet për 550 € në muaj ‘të ngrohtë’, kjo do të thotë se kostot shtesë si ngrohja dhe uji janë përfshirë në total.
Për të organizuar kërkuesit dhe për të shmangur panikun në shkallë, menaxheri i pasurisë dha udhëzime përmes një megafoni. Vetëm grupe me rreth 20 deri në 30 persona u lejuan të hyjnë në apartament fillimisht.
Disa persona nuk përfillën procedurën. Një grua i tha RBB se të ftosh kaq shumë njerëz në të njëjtën kohë ishte “disi provokuese”. Një person tjetër e quajti situatën një “katastrofë”. Por tha se “vërtet pasqyron pamjen aktuale të asaj që do të thotë strehim në Berlin. Ky nuk është një rast i izoluar”, përcjell tutje albinfo.ch.
Menaxheri i pasurisë, Rolf Harms, justifikoi vendimin për të lënë qindra të interesuar të vinin, duke thënë se një zgjedhje paraprake e kandidatëve ishte bërë tashmë.
E-Diaspora
-
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt Është promovuar libri “Parabolat e jetës dhe artit” me autor Arsim Kajtazin që i kushtohet veprës... -
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
Jeta në Austri
-
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa Ministri i Ekonomisë Hattmannsdorfer bën thirrje për zgjatjen e përjashtimit mujor prej 200 eurosh nga taksat... -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese -
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente











