Bota
Sa të mitur shqiptarë morën leje qëndrimi në Evropë?
Nga 147 474 leje qëndrimi të lëshuara për të mitur nga Evropa, 13% i takojnë shtetasve shqiptarë
Të dhënat më të fundit të Eurostat për vitin 2024 tregojnë se Shqipëria vijon të jetë një nga vendet kryesore të origjinës së të miturve që marrin leje të para qëndrimi në Bashkimin Evropian.
Nga 147 474 leje qëndrimi të lëshuara për të mitur nga Evropa, 13% i takojnë shtetasve shqiptarë, duke e renditur në pozicionin e tretë, pas Ukrainës (21%) dhe Bjellorusisë (15%). Ky pozicionim e vendos Shqipërinë në qendër të hartës migratore evropiane, veçanërisht për lëvizjet e fëmijëve dhe të rinjve.
Në total, në mbarë botën gjatë vitit 2024 u dhanë 540 445 leje të para qëndrimi për të mitur, ku Evropa përfaqëson një pjesë të konsiderueshme prej 27%. Këto shifra tregojnë se kontinentit i shtohet çdo vit një numër i madh të miturish që kërkojnë të integrohen në sistemet arsimore dhe sociale të vendeve anëtare të BE-së. Rritja e kërkesave nga Shqipëria lidhet kryesisht me bashkimin familjar, më pas me mundësitë për arsimim dhe perspektivat e një jete më të qëndrueshme në vendet pritëse.
Në shkallë globale, Azia është rajoni me numrin më të madh të të miturve që marrin leje të para qëndrimi, me 201 039 fëmijë që përfaqësojnë 37% të totalit botëror. Në krye të listës së shteteve aziatike renditen Siria (31%), Afganistani (13%), India (11%), Kina përfshirë Hong Kongun (8%) dhe Pakistani (7%). Paralelisht, Afrika përbën 21% të totalit botëror, me 111 934 të mitur, nga të cilët një pjesë e madhe vijnë nga Maroku (36%), Egjipti (8%), Nigeria (7%), Somalia (5%) dhe Eritrea (5%). Të dhënat tregojnë se këto rajone vijojnë të përballen me sfida sociale, konflikte dhe vështirësi ekonomike që ndikojnë drejtpërdrejt në emigracionin e moshave të reja.
Edhe pse flukset më të larta globale vijnë nga Azia dhe Afrika, Shqipëria mbetet një nga vendet më të spikatura brenda kontinentit evropian për sa i përket emigracionit të të miturve. Ky realitet nënvizon sfidat demografike dhe socio-ekonomike që vendi duhet të adresojë, teksa gjithnjë e më shumë familje shqiptare zgjedhin vendet e Bashkimit Evropian për zhvillimin dhe të ardhmen e fëmijëve të tyre.
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë Piloti austriak bën ulje emergjente në autostradën A2 në Karinthia pranë kufirit italian; nuk ka të... -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit











