Shqipëria
Sa presin shqiptarët në aeroport
Numri i vonesave në pjesën e parë të 2018 është dyfishuar, me një shifër që shkon në 47,000 minuta në ditë, 133% më shumë se në 2017

Krahas biletave të shtrenjta, shqiptarët përballen me vonesa të tejzgjatura në aeroporte. Pritjet në Rinas, ose në aeroporte të tjera të Evropës me destinacion Shqipërinë kanë arritur rekord në pjesën e parë të vitit, duke kulmuar në korrik.
Nuk kanë qenë të pakta as anulimet e fluturimeve, duke prishur planet e udhëtimeve apo pushimeve të dhjetëra pasagjerëve.
Autoriteti i Aviacionit Civil bëri të ditur se, nga të dhënat zyrtare të Eurocontrol, rezulton se numri i vonesave në pjesën e parë të 2018 është dyfishuar, me një shifër që shkon në 47,000 minuta në ditë, 133% më shumë se në 2017, shkruan ‘monitor’.
Shumica e këtyre vonesave kanë si shkak kryesor, mungesën e kapaciteteve njerëzore të kompanive dhe ofruesve të shërbimeve, grevave apo kushteve të motit, përcjell albinfo.ch.
Por edhe rritja e madhe kërkesës nga pasagjerët në periudha të caktuara. Në muajin korrik kulmi i vonesave shkoi në 337 minuta më e gjata, dhe 20 minuta më e ulëta në ditë.
Mund të ankoheni dhe të merrni kompensim
Si rrjedhojë e plotësimit të numrit të madh të formularëve nga pasagjerët është rritur numri i kompensimeve gjatë muajit korrik 2018, nga 140 që ishte në muajin e kaluar shifrat shkojnë në 160, duke u rritur me 20 pasagjerë që do të marrin rreth 250 euro kompensim për vonesat mbi 3 orë të kompanive ajrore.
Shifra pritet të rritet edhe më shumë në muajt në vijim, kjo e lidhur me numrin e madh të formularëve të ankimimit, që janë plotësuar nga qytetarët, për shkak të vonesave të shënuara në muajin korrik. Procedurat e kompensimit variojnë deri në 6 javë, dhe nëse kompania nuk i jep qytetarit përgjigjen e duhur. Atëherë çështja ndiqet nga ekspertët e AAC-së, me kërkesë të vetë pasagjerit.
Shtimi i turistëve të huaj rrit fluturimet me charter
Autoriteti ka dhënë informacion edhe për fluturimet me charter. Në Qershor të 2018 shifra shkon në 44.392 pasagjerë më shumë, krahasimisht me vitin 2017, ka pasur rritje nga viti 2016 në vitin 2017 duke shënuar një rritje të fluksit. Sipas të dhënave në tabelën më poshtë vemë re se numri i pasagjerëve që fluturojnë me charter ka pësuar një rritje nga viti në vit ndaj totalit të pasagjerëve.
Por në vitin 2018 është më e dukshme rritja pasi ato përbëjnë 16.42% ndaj totalit, ndërkohë që në 2017 ka qenë 9.30% dhe në 2016, 9.28% dhe këtu nuk përfshihen muajt e pikut që janë korriku dhe gushti, ku pritet një rritje e konsiderueshme. Për sa i përket numrit të pasagjerëve të fluturimeve charter për muajin Maj 2018 ka patur trefishim të fluturimeve, që në përqindje shkon në 204.92%, kjo si rrjedhojë e numrit të lartë të turistëve të huaj që kanë zgjedhur të vizitojnë vendin tonë.
E-Diaspora
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë Mësohet se një operacion rutinë i karabinierëve në lagjen Navile të Bolonjës ka çuar në arrestimin...
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
Jeta në Austri
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj Një rritje e ndjeshme e aplikimeve universitare nga shtetas të vendeve të treta ka bërë që...
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti