Lajme
Sa pihet duhani në Zvicër
Një raport i botuar së fundmi tregon popullsinë e Zvicrës në duhanpirës, ish-duhanpirës dhe jo duhanpirës. Vetëm 45% e burrave hyjnë në kategorinë e fundit të jo duhanpirësve
Përqindja e jo duhanpirësve është rritur me 7.1 pikë përqindje që nga viti 1992 kur 62.4% e burrave në Zvicër ishin duhanpirës aktualë ose ish.
Në Zvicër burrat janë dukshëm më të predispozuar të pinë duhan ose kanë pirë duhan (55.3%) sesa gratë (42.1%), diçka që mund të shpjegojë disa nga boshllëqet në jetëgjatësinë midis burrave (81.7) dhe grave (85.4) në Zvicër, përcjell albinfo.ch.
Një nga ndërrimet më të mëdha në sjelljen e duhanit në Zvicër është niveli në rënie në mesin e të arsimuarve. Në vitin 1992, 56.0% e atyre që kishin një arsim terciar kishin pirë duhan. Deri në vitin 2017, kjo përqindje kishte rënë 9.3 pikë përqindje në 46.7%. Në mesin e më pak të arsimuarve e njëjta normë ra vetëm 2,2 pikë përqindjeje nga 49.3% në 47.1%, përcjell tutje albinfo.ch.
Përqindja e duhanpirësve dhe ish-duhanpirësve në mesin e shkollës së mesme (duke lënë arsimin pas shkollës së mesme të avancuar) u rrit nga 54.1% në 54.7%.Një ndryshim tjetër i madh ishte në shkallën e pirjes së duhanit. Përqindja e burrave që pinë 20 ose më shumë cigare në ditë ra nga 17.4% në 7.9%, midis 1992 dhe 2017, një rënie prej 9.5 pikë përqindje. Në mesin e grave e njëjta normë ra nga 7.7% në 3.5%.
Më në fund, ligjet për të mbrojtur jo duhanpirësit duket se kanë bërë një ndryshim të madh. Përqindja e jo duhanpirësve të ekspozuar ndaj një ore ose më shumë tymi pasiv ra nga 26% në 6% ndërmjet 2007 dhe 2017.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












