Bota
Sa persona humbën jetën si pasojë e aksidenteve ajrore
Vetëm vitet 2013 dhe 2017 ishin më të sigurtit për aviacionin që nga Lufta e Dytë Botërore
Numri i vdekjeve totale si pasojë e aksidenteve të aviacionit në vitin 2019 ishte 293 viktima, sipas të dhënave paraprake, duke e bërë atë vitin e tretë më të sigurt.
Qendra e Vlerësimit të të Dhënave të Përplasjeve të Avionëve (JACDEC) me qendër në Gjermani raportoi se më shumë se gjysma e vdekjeve ndodhi më 10 mars në përplasjen e një avioni të linjës ajrore të Etiopisë, tip “Boeing 737 MAX 8” ku vdiqën 157 persona.
Kjo ishte përplasja e dytë vdekjeprurëse e një avioni “737 MAX” në më pak se gjashtë muaj, gjë që çoi në ndalimin e operacioneve mbarëbotërore të tij, transmeton ATSH.
JACDEC deklaroi se katastrofa që ndodhi në muajin mars ishte diçka e rrallë dhe theksoi se në vitin 2019 vdiqën 48% persona më pak krahasuar me një vit më parë, kur humbën jetën 559 persona, përcjell albinfo.ch.
Sipas JACDE, vetëm vitet 2013 dhe 2017 ishin më të sigurtit për aviacionin që nga Lufta e Dytë Botërore.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026










