Shqipëri
Sa para i merr Shqipëria nga turizmi?
Pa dyshim se turizmi është një nga sektorët kryesorë të ekonomisë, i cili ka tërhequr investime të shumta vitet e fundit, ka marrë frymë në vitin 2021, pas periudhës së vështirë që kaloi nga pandemia. Të huajt shpenzuan në vend 1.9 miliardë euro më 2021, shumë që është dy herë më e lartë sesa vitin e kaluar dhe 8.2% më e ulët sesa në 2019-n, që deri tani ka qenë viti më i mirë për turizmin në Shqipëri, përcjell albinfo.ch.
Rimëkëmbja ka ardhur në gjysmën e dytë të vitit, ndërsa pjesa e parë, kur pandemia shënoi një valë tjetër në Evropë, ishte e dobët për turizmin. Tremujori i tretë 2021 ishte i vetmi që shënoi të ardhura të barabarta me të njëjtën periudhë të parapandemisë, duke arritur në 786 milionë euro. Kjo është dhe periudha kur ka një fluks të shtuar të turistëve në vend. Edhe në tremujorin e katërt, të ardhurat ishin pothuajse sa e njëjta periudhë e 2019-s.
Turistët nga Kosova mbajtën peshën kryesore dhe kompensuan uljen e hyrjeve të turistëve të tjerë nga Evropa, që nuk u kthyen në vend as në vitin 2021. Sipas INSTAT, pesha e turistëve nga Kosova në 2021 ishte 47% e totalit, nga 33% në 2019-n.
Ndërsa hyrjet e turistëve të huaj po i afrohen me shpejtësi niveleve të para-krizës, e njëjta gjë nuk ka ndodhur me shtetasit shqiptarë.
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë bëjnë të ditur se shpenzimet e shqiptarëve për udhëtime jashtë ishin 1.1 miliardë euro në vitin 2021, që ndonëse pothuajse u dyfishuan në raport me një vit më parë, mbetën 32% më të ulëta në krahasim me 2019-n.
Kufizimet që shumë shtete të Evropës mbajtën në fuqi gjatë verës së kaluar dhe në muajt e fundit të vitit kanë bërë që shumë shqiptarë të mos planifikonin udhëtime jashtë vendit, raporton BalkanWeb.
Të dhëna të tjera të INSTAT tregojnë se në 2021 kishte 4.2 milionë dalje të shtetasve shqiptarë, nga 5.9 milionë në 2019-n, me një rënie prej gati 30%.



E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











