Kosova
Sa para dërgoi diaspora në vitin 2020
Si zakonisht, numri më i madh i remitancave në Kosovë vjen nga Gjermania dhe Zvicra
Pavarësisht se që nga fillimi i vitit bota është përballur me pandeminë dhe krizën ekonomike, kosovarët që jetojnë kryesisht në shtetet evropiane kanë gjetur mënyra për të dërguar para për familjet e tyre në Kosovë.
Vetëm në muajin mars, kur Kosova kishte marrë masat e para kundër pandemisë COVID-19, diaspora ka dërguar mbi 61 milionë euro, ndërsa shuma më e lartë e remitancave për këtë vit është arritur në muajin maj me 100 milionë, shkruan “Zëri.info”.
Banka Qendrore e Kosovës (BQK), në një përgjigje për “Zërin”, ka bërë të ditur se nga muaji janar deri në fund të muajit maj të këtij viti vlera e remitencave të dërguara në Kosovë ka arritur në shumën prej 348.3 milionë eurove, përcjell albinfo.ch.
Sipas BQK-së, në këtë periudhë të vitit ka pasur një rritje të remitancave për 16 milionë euro, ose 5%, duke e krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2019, ku nga diaspora kishin ardhur 331.9 milionë euro.
Numri më i madh i remitancave në Kosovë vjen nga Gjermania dhe Zvicra.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











