Bota
Sa orë në vit punojnë shqiptarët, zviceranët dhe popujt tjerë
Vendet me numrin e orëve mesatare më të ulët se mesatarja e OECD janë ato të Evropës Perëndimore, si Holanda me 1435 orë pune në vit, Franca me 1472 orë në vit, Zvicra me 1589 orë
Sipas të dhënave të INSTAT, publikuar në Tregun e Punës 2016, shqiptarët punonin mesatarisht 42.9 orë në javë. Nga përllogaritjet e “Monitor”, një shqiptar punoi mesatarisht 2231 orë në vit, më gjatë se vendet e zhvilluara të Evropës.
Sipas të dhënave të fundit të përditësuara nga OECD, meksikanët punojnë më gjatë në vit, me një mesatare vjetore prej 2255 orësh, rreth 467 orë më shumë se mesatarja e të punësuarve me pagë në Amerikë. Sipas raportit të OECD, ata paguhen më pak se një e pesta e fqinjëve amerikanë, përcjell albinfo.ch.
Në vend të tretë dhe të katërt, renditet Greqia me 2035 orë në një vit dhe Turqia me mesatarisht 1832 orë.
Më pas, renditen amerikanët, të cilët punojnë mesatarisht 1783 orë, apo 448 orë më pak se një i punësuar me pagë në Shqipëri.
Nga të dhënat e mbledhura nga vendet anëtare, OECD ka përllogaritur një mesatare vjetore prej 1764 orësh. Në krahasim me mesataren, të punësuarit me pagë në Shqipëri punojnë rreth 467 orë më shumë.
Vendet me numrin e orëve mesatare më të ulët se mesatarja e OECD janë ato të Evropës Perëndimore, si Holanda me 1435 orë pune në vit, Franca me 1472 orë në vit, Zvicra me 1589 orë.
Edhe në krahasim me rajonin, shqiptarët punojnë më gjatë. Në Maqedoni, sipas të dhënave zyrtare, orët e punës vjetore janë më pak se 1900.
Ka disa arsye pse shqiptarët punojnë me orë të gjata pune. Sindikatat në Shqipëri janë shumë të dobëta dhe respektimi i ligjit po ashtu. Kjo bën që punonjësit të rrinë në punë edhe pas përfundimit të orarit zyrtar, edhe pse nuk paguhen për orët jashtë orarit. Në fundjavë, sidomos të shtunave, është e zakonshme që privatët të punojnë.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025









