Lajme
Sa lehtë është të fillosh jetën në Zvicër si i huaj?
Një rangim botëror ka bërë që Zvicra të cilësohet si vendi më i lehtë të fillosh jetën si një i huaj, krahasuar me Austrinë dhe Gjermaninë. Rangimi që ka bërë InterNations shqyrton vendet më të mira dhe më të këqija dhe del se në Zvicër është më lehtë të fillosh jetën se në Austri dhe Gjermani. Zvicra u rendit në vendin e 20-të nga 52 vende dhe u dallua veçanërisht për administratën e saj të jashtëzakonshme (e 7-ta) dhe infrastrukturën dixhitale (e 7-ta), ku u rendit në 10 vendet e para në mbarë botën, raporton thelocal.ch, përcjell albinfo.ch.
Kur bëhej fjalë për jetën dixhitale, vendet u renditën në aspekte të tilla si aksesueshmëria në internet me shpejtësi të lartë, lehtësia e pagesës online dhe aftësia për të kryer punët administrative në internet. Në aspektin e burokracinë, vendet u gjykuan me kritere të tilla si lehtësia e marrjes së vizës dhe hapja e një llogarie bankare. Për Zvicrën, 89% e të huajve thanë se ishin veçanërisht të kënaqur me shpejtësinë e internetit që kanë në shtëpi krahasuar me vetëm 79% në mbarë botën. Ndërsa 94% janë të kënaqur me pagesën online. Të huajt janë gjithashtu të kënaqur me autoritetet zvicerane me 75 për qind që raportojnë se zgjidhja e nevojave të tyre administrative në internet është e lehtë krahasuar me 61 për qind në mbarë botën. Tre nga pesë të huajt në Zvicër i kanë të lehta marrëdhëniet me autoritetet, shkruan thelocal.ch, përcjell albinfo.ch.
Zvicra u rendit shumë më lart se fqinjët e saj gjermanishtfolës me Gjermaninë e renditur e fundit dhe Austria në vendin e 32-të.
Gjuha mbetet problem, meqë Zvicra ka katër gjuhë zyrtare, gjermanisht, frëngjisht, italisht dhe romanisht. Në pjesën gjermanfolëse të vendit paraqet sfidë për të huajt pasi që flitet gjermanishtja zvicerane në vend të asaj standarde. “Është shumë e vështirë të mësosh gjuhën. Duhet të ndjekësh kurse në gjermanishten e lartë, por këtë nuk e dëgjon në rrugë. Dhe gjermanët nuk e kuptojnë domosdoshmërisht gjermanishten zvicerane”, tha një banor i huaj me bazë në Zvicër me origjinë nga SHBA, shkruan thelocal.ch, përcjell albinfo.ch.
Një problem tjetër që është marrë në konsideratë në rangim është edhe mungesa e banesave. Ku Zvicra renditet nga vendet me rezultatin më të keq, Austria u rendit e 25-ta, Gjermania e 47-ta dhe Zvicra e 44-ta. Rangimi po ashtu nxori në pah se 42% besojnë se është më vështirë për të huajt të gjejnë banesa, raporton thelocal.ch, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










