Lajme
Sa kushton të ndryshoni apartament në qytetet e Zvicrës?
Nëse ndërroni apartamente në qytetet më të mëdha të Zvicrës, do të paguani 35 për qind më shumë qira se sa paguani aktualisht, sipas një raporti të ri.
Raporti, i përgatitur nga Raiffeisen Bank e Zvicrës, zbuloi se kur merret parasysh vetëm rritja e qirasë, do të jeni përgjegjës për një qira mujore që është më shumë se një e treta më e lartë, përcjell albinfo.ch.
Rritja prej 35 për qind është vetëm në bazë të qirasë dhe nuk përfshin kosto të tjera, si tarifat e lëvizjes, kohën e punës etj. Pesë qytetet më të mëdha në Zvicër janë Cyrihu, Gjeneva, Bazeli, Lausanna dhe Berna.
Arsyeja e rritjes së kostove është shuma mesatare e qirave në qytetet e mëdha, në krahasim me kohëzgjatjen e qirasë mesatare.
Raporti tregon se ligjet e qiramarrjes gjithashtu luajnë një rol.
Martin Neff, shefi ekonomist në Raffheisen Bank, thekson se hendeku është edhe më i madh për njerëzit që kanë jetuar në banesë më gjatë.
“Sa më gjatë të keni jetuar në banesën tuaj, aq më i madh është ndryshimi”, tha ai. “Kjo është një pasojë e ligjit të qirasë, që ka çuar në një hendek të madh mes qirave ekzistuese dhe të disponueshme në shumë pjesë të Zvicrës”.
Studimi zbulon se si rezultat i rritjes së kostove në zonat urbane, gjithnjë e më shumë njerëz po shkojnë drejt zonave periferike ose rajonale për të jetuar.
Përkundër rritjes së popullsisë në qytetet zvicerane, studimi zbulon se banorët me origjinë zvicerane largohen nga qytetet më shumë sesa transferohen në to – me popullsinë imigruese të Zvicrës, duke mbajtur kërkesën në qytetet e larta, përcjell tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës Katër fëmijë në rrugë: drama e një familjeje shqiptare në Francë... -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












