CH-Ballkani
Sa kushton të lindësh një fëmijë në Zvicër dhe Shqipëri?
Sipas të dhënave të publikuara nga The Economist, të sjellësh në jetë një fëmijë kushton 7,700 dollarë në Zvicër

Në Shqipëri të lindësh një fëmijë në spitalet private dhe kontrollet para lindjes kushton rreth 1000-1300 euro, në varësi të spitalit.
Ndërsa vetëm lindja, në spitalet private, kushton 600-800 euro dhe kjo shumë nuk i parashikon ndërlikimet që mund të vijnë nga lindjet çezariane.
Ndërkohë, një anketë e Federatës Ndërkombëtare të Planifikimit Shëndetësor doli në përfundimin se të sjellësh në jetë një fëmijë në spitalet private në Amerikë kushton mesatarisht 10,800 dollarë. Kostoja totale shkon deri në 30 mijë dollarë nëse shtojmë edhe kostot e përkujdesjes para dhe pas lindjes.
Edhe pse sigurimet mbulojnë pjesën më të madhe të kostove, prindërit e fëmijës që vjen në jetë duhet të paguajnë mesatarisht në botë një faturë prej 3,000 dollarë. Në pjesën më të madhe të shteteve evropiane, shërbimet në maternitet janë falas, shkruan ‘monitor’.
Sipas të dhënave të publikuara nga The Economist, të sjellësh në jetë një fëmijë kushton 7,700 dollarë në Zvicër, rreth 5300 dollarë në Australi. Në Spanjë dhe në Afrikën e Jugut, kostot për të sjellë në jetë një fëmijë janë më pak se 2,000 dollarë, përcjell albinfo.ch.
Pra, lindjet në Shqipëri, kushtojnë shumë më pak se vendet e zhvilluara. Edhe pse kostot janë relativisht më të lira në krahasim me vendet e zhvilluara, gjatë vitit 2017, kanë lindur 30.869 foshnje, duke shënuar një rënie me 2,7%, krahasuar me një vit më parë. Numri i vdekjeve në vitin 2017, është 22.232 persona, duke shënuar një rritje me 3,9 %, krahasuar me një vit më parë. Shtesa natyrore e popullsisë është 8.637 persona.
E-Diaspora
-
Rrënjët që nuk thahen – Familja Limoni, muze i shpirtit shqiptar Shpendi, Mrika dhe dy vajzat e tyre, Lina e Tana flasin për një mënyrë të të...
-
Presidentja e Kosovës ftohet nga Presidentja e Zvicrës për vizitë shtetërore në Zvicër
-
Liridoni sjell në Zvicër shijen e bukës dhe ëmbëlsirave shqiptare
-
Lorena Kengji: Arti si një mënyrë për të qëndruar e lidhur me veten
-
Promovohen dy libra të krijuesit, Brahim Avdyli
Jeta në Austri
-
Vjena sheh rritje 30% të rasteve të mbidozës së drogës tek adoleshentët Gati 30 për qind më shumë urgjenca të lidhura me drogën që përfshijnë të mitur u...
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri
-
Austriakët arritën rekord prej 27.5 milionë udhëtime pushimesh
-
Domethënia e zgjedhjeve të Vjenës për të huajt, sezoni i alergjive dhe ngjarjet kryesore të javës në Austri
-
Vjenë: Mbi 190 profesionistë shqipfolës nga e gjithë Evropa në eventin e Illyrian Brains