Lajme
Sa kushton ora zvicerane me portretin e Skenderbeut?
Marka e famshme zvicerane e orëve nxjerr çmimin e orës
Një nga orët më të njohura në botë, Franck Muller, ka nxjerrë në shitje një kohë të veçantë luksoze me heroin kombëtar shqiptar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, shkruan albinfo.ch.
Ora ka ngjyrat kuq e zi të flamurit kombetar shqiptar, ndërsa busti i Skenderbeut është gdhendur në ar në fushën e saj.
“Vanguard Racing Skenderbeu” edicion i limituar quhet modeli me një fushë të kuqe të ndezur me të famshmin Gjergj Kastrioti në qendër të saj, i njohur më mirë si Skënderbeu, një zot shqiptar i shekullit XV, i konsideruar hero kombëtar shqiptar për rezistencën e tij ndaj Perandorisë Osmane”, shkruan kompania e orëve të famshme me bazë në Gjenevë të Zvicrës.
Çmimet do të variojnë nga 5 mijë deri në 7,500 euro, një model i limituar si ky i Skënderbeut mund t’i kalojë 10 mijë euro, shkruajnë mediat zvicerane.
Megjithatë interesimi ka qenë i lartë, ku në rrjetet sociale lexohen edhe komente të personazheve publikë shqiptarë, të cilët shpresojnë të jenë një prej blerësve, shkruan kompania e famshme e orëve me qendër në Gjenevë të Zvicrës. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













