Lajme
Sa kohë kursehet nëse vozisni shpejt me veturë?

Vozitja e shpejtë është një nga shkaqet më të zakonshme të aksidenteve në komunikacion, dhe shpjegimi më i zakonshëm pas shpejtësisë është se jeni me nxitim, me vonesë, duhet të arrini në kohë.
Matematikani Toni Milun ka llogaritur se sa kohë fitoni kur vozisni shpejt me veturë. Ngasja 50 për qind më shpejtë, sipas Milunit, nuk do të thotë se do të arrini në vendin e caktuar 50 për qind më shpejtë.
“Nëse një seksion prej 200 kilometrash e ngasim me shpejtësi 130 km/orë, do ta kalojmë për 1 orë e 32 minuta. Nëse të njëjtin seksion e ngasim me 140 km/orë, atëherë do ta kalojmë për 1 orë e 26 minuta. Pra, a ia vlen të nxitojmë në rrugë”, shkruan Miluni në postimin e tij, transmeton “City Magazine”.
Ai ka dhënë edhe shpjegim për konstatimin.
“Nëse ngasim 50 për qind më shpejtë, nuk kursejmë 50 për qind të kohës. Shpejtësia dhe koha janë në përpjesëtim të zhdrejtë, domethënë me një distancë konstante të përshkuar, shpejtësia më e lartë do të thotë më pak kohë e shpenzuar. Pra, ndryshimet në përqindje nuk janë të barabarta, shikoni tabelën (më poshtë)”, shpjegoi Milun.
Sipas tabelës, nëse vozitni 10 për qind më shpejtë, kurseni 9.1 për qind të kohës tuaj. Nëse vozitni 100 për qind më shpejtë, kurseni 50 për qind të kohës tuaj. Në çdo rast, ngasja me shpejtësi që tejkalon kufirin e shpejtësisë shpesh do të thotë që do të mbërrini në destinacionin tuaj vetëm pak minuta më herët sesa nëse do të kishit vozitur me shpejtësi normale.
E-Diaspora
-
4 milionë euro për policen e sigurimeve për mërgimtarët, vlerësohet vendim i padrejt Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur dje ka ndarë katër milionë euro për policen e...
-
Nga 1 korriku, Aeroporti i Prishtinës nis fluturime të rregullta drejt Lionit
-
Detaje të reja rreth vrasjes së 25-vjeçarit shqiptar në Itali
-
Shkodran Osmanaj performon në Festival d’Aix-en-Provence me Orkestrën Bayerische Rundfunk
-
Përtej gjuhëve dhe kufijve: AlbaFestival si rrëfim i brezave të rinj shqiptarë
Jeta në Austri
-
Subvencionet mbi 1,500 euro do të bëhen publike në Austri nga shtatori Austria po ndërmerr një hap të rëndësishëm drejt transparencës me hyrjen në fuqi të një ligji...
-
Vala e të nxehtit në Austri nxit masa emergjente
-
Austria synon të shtyjë punonjësit mbi 60 vjeç të qëndrojnë më gjatë në punë
-
Austri: Frikë nga turizmi lakuriq nga Zvicra
-
Austri: Një projekt i ri pilot synon mësimin e gjuhës gjermane fëmijëve migrantë në kopsht