Kosova
Sa kanë kontrata punëtorët në Kosovë
Nga personat që kanë të nënshkruar kontratë, 25 për qind thuhet se kanë kontratë të përhershme kurse 74.5 për qind kontrata të përkohshme

Sigurimi i një vendi të punës në Kosovë, në vendin me papunësinë më të lartë në Evropë, vazhdimisht është një proces i vështirë. Por, edhe pas gjetjes së një pune, mbetet sfidë të arrihet deri te dokumenti apo kontrata që siguron qëndrueshmëri në punë.
Sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, 28.8 për qind ose mbi 345 mijë është numri i të punësuarve në tregun e Kosovës. Nga Kjo shifër rreth 86 për qind kanë kontratë individuale, kurse pjesa tjetër punon pa kontratë, raporton “Radio Evropa e Lirë”.
Nga personat që kanë të nënshkruar kontratë, 25 për qind thuhet se kanë kontratë të përhershme kurse 74.5 për qind kontrata të përkohshme, përcjell albinfo.ch.
Sektori privat mbetet punëdhënësi më i madh në Kosovë. Por, ky sektor jo në të gjitha rastet zbaton ligjet e miratuara nga Kuvendi i Kosovës dhe zakonisht është kritikuar nga sindikatat e punëtorëve dhe organizatat joqeveritare edhe për punësim pa kontrata të qëndrueshme të punës.
Arbesa ka dy vite që punon në një qendër tregtare në Fushë Kosovë. Ajo thotë se ka nënshkruar një dokument me subjektin afarist, por që sipas saj, nuk është kontratë e qëndrueshme.
“Ka dy vite që punoj në një qendër tregtare në Fushë Kosovë. Kam nënshkruar një dokument, por që unë mendoj se nuk është kontratë zyrtare, pasi askund nuk përmendet kohëzgjatja e saj. Puna në sektorin privat është e vështirë sepse ata (pronarët) nuk pyesin për letra, kur nuk i duhesh të largojnë”, thotë Arbesa.
Ndryshe, sipas Kontratës Kolektive të Republikës së Kosovës ka tre lloje të kontratave të punës. Kontrata e punës që lidhet në formë të shkruar dhe nënshkruhet nga punëdhënësi dhe i punësuari dhe nuk përmban kurrfarë hollësishë për kohëzgjatjen e vet, konsiderohet si kontratë në periudhë të pacaktuar.
Kontrata e Punës, për kohë të caktuar, nuk mund të lidhet, duke u vazhduar për një periudhë më të gjatë se tri vite, kur i punësuari themelon për herë të parë marrëdhënie pune.
Por, në Ligjin e Punës, e njëjta kontratë thuhet se nuk mund të lidhet për një periudhë më të gjatë se dhjetë (10) vjet.
Kurse, kontrata me detyrë specifike, si në Ligjin e Punës po ashtu në Kontratën Kolektive, thuhet se nuk mund të jetë më e gjatë se 120 ditë brenda një viti.
Të gjitha këto lloje të kontratave duhet të përmbajnë kohëzgjatjen e orarit të punës, kohëzgjatjen e pushimeve, nivelin e pagës e të tjera.
Udhëheqës të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, theksojnë se më këto lloj kontratash me afat të caktuar, punëdhënësi mund të abuzojë me punëtorin.
Avni Ajdini, kryetar i BSPK-së, thotë se me këto kontrata shumë punëtorë nuk janë të sigurt në vendin e punës. Për këtë arsye, BSPK-ja, thotë ai, ka kërkuar që kontrata e përkohshme pas tre vitesh të konsiderohet si kontratë për një periudhë të pacaktuar.
Ekspertë për çështje ekonomike konsiderojnë se përqindja e lartë e kontratave të përkohshme apo me afat të pacaktuar tregon joqëndrueshmërinë e tregut të punës në Kosovë.
Naim Gashi, ekspert i kësaj çështjeje, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, thotë se kontratat e përkohshme në të shumtën e rasteve janë në sektorin privat.
Sipas të dhënave zyrtare, tregtia, arsimi dhe prodhimi janë tre sektorët që kanë numrin më të madh të të punësuarve.
Në anën tjetër Bashkimi i Sindikatave të Bashkuara të Kosovës, disa herë ka shprehur shqetësimin se në tregun e punës, konkretisht në sektorin privat ka shumë punëtorë që punojnë pa kontrata të punës.
E-Diaspora
-
Lorena Kengji: Arti si një mënyrë për të qëndruar e lidhur me veten Më 10 dhe 11 maj 2025, në Kreuzlingen u mbajt një ekspozitë e veçantë artistike, ku...
-
Promovohen dy libra të krijuesit, Brahim Avdyli
-
Arrestohet 18 vjeçari shqiptar në Itali, mbante mbi 220 doza kokaine në xhep
-
Vjenë: Mbi 190 profesionistë shqipfolës nga e gjithë Evropa në eventin e Illyrian Brains
-
Ulen dënimet e kosovarëve të akuzuar për skllavërim të grave: Mungojnë faktet
Jeta në Austri
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri Kur bëhet fjalë për ngasjen në Austri, nuk duhet të keni kujdes vetëm për rregullat e...
-
Austriakët arritën rekord prej 27.5 milionë udhëtime pushimesh
-
Domethënia e zgjedhjeve të Vjenës për të huajt, sezoni i alergjive dhe ngjarjet kryesore të javës në Austri
-
Vjenë: Mbi 190 profesionistë shqipfolës nga e gjithë Evropa në eventin e Illyrian Brains
-
Hetimi për aksidentin ajror në Graz në 2024 i kalon Zvicrës