Kosova
Sa janë të përgatitur punëtorët për tregun evropian?
Sipas saj, punëkërkuesit, të cilët aftësohen në këto qendra, janë të përgatitur për tregun e punës edhe në Kosovë, e edhe për atë evropian
Një numër i madh i punëkërkuesve në Kosovë po aftësohen për profesione të ndryshme, të cilat ofrohen nga Agjencia e Punësimit. Punëkërkuesit kanë mundësinë të zgjedhin rreth 37 profesione të ndryshme. Pas aftësimit, ata certifikohen dhe konsiderohet se janë të përgatitur për tregun e punës në Kosovë dhe më gjerë.
Profesionet, për të cilat punëkërkuesit aftësohen në tetë qendrat, që janë të shtrira në tërë Kosovën janë: saldues, profesione të ndryshme në sektorin e ndërtimtarisë, kontabilist, instalues të ujit, elektricist, murator, profesione të ndryshme në sektorin e gastronomisë dhe të tjera.
Të gjitha aftësimet profesionale në këto qendra janë pa pagesë.
Jehona Rexha, udhëheqëse e Departamentit për afatësime profesionale në kuadër të Agjencisë së punësimit të Kosovës në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, bën të ditur se nga janari deri në muajin gusht janë 3,451 punëkërkues, të cilët po aftësohen për profesione të ndryshme, përcjell albinfo.ch.
Jehona Rexha thotë se Qendrat e aftësimit profesional sigurojnë nivelin e tretë të kualifikimeve që nënkupton punëtorin gjysmë të kualifikuar.
Sipas saj, punëkërkuesit, të cilët aftësohen në këto qendra, janë të përgatitur për tregun e punës edhe në Kosovë, e edhe për atë evropian.
Në këto Qendra të aftësimit profesional, tregon Rexha, mund të trajnohen vetëm ata persona, të cilët regjistrohen si të papunë. Profesionet më të kërkuara për aftësim, nënvizon Rexha, janë në sektorin e ndërtimtarisë.
Ndërsa, punëkërkuesit të cilët më së shumti kërkojnë trajnime janë nga mosha 18 deri në 35 vjeç. Megjithatë, ajo thotë se krahasuar me numrin e madh të të papunëve, interesimi i punëkërkuesve për t’u aftësuar, nuk është i kënaqshëm.
Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në tremujorin e dytë të këtij viti shkalla e papunësisë ka arritur në 29.4 për qind, krahasuar me 26.5 për qind në tremujorin paraprak.
Përfaqësues të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë thonë se institucionet e vendit duhet të adresojnë me urgjencë përgatitjen e kuadrove të fuqisë punëtore. Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka, thotë për Radion Evropa e Lirë se bizneset në Kosovë kanë shprehur shqetësimet e tyre për sa i përket kuadrove të punës.
Ai thekson se është ngritur edhe ideja që përfaqësuesit e sektorit privat dhe atyre arsimor, të punojnë në ngushtimin e boshllëkut të kuadrove profesionale brenda vendit.
Ai shton se në Qendrat e aftësimit profesional punëkërkuesit në disa profesione të caktuara, mund të jenë aftësuar mirë për tregun e punës, pasi që këto qendra janë mbështetur nga donatorë të huaj.
Ndërkohë, Jeton Mehmeti, nga Instituti për Studime të Avancuara “GAP”, thotë për Radion Evropa e Lirë, se Kosovës i duhet një strategji kombëtare e punësimit, e cila përfshin në mënyrë më të gjerë sektorët që kërkohen në tregun e punës në rajon dhe në Bashkimin Evropian.
Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, shton Mehmeti, do të ishte një mundësi e mirë që të rinjtë nga Kosova, ata të cilët janë të përgatitur, të shqyrtojnë mundësinë e punësimit në mënyrë formale në tregun evropian.
Ndryshe, Kosova është në pritje të liberalizimit të vizave. Komisioni Evropian më 18 korrik të këtij viti, vendosi se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret dhe i rekomandoi Bashkimit Evropian të liberalizojë vizat për qytetarët e Kosovës.
E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa











