Shqipëria
Sa fitoi Shqipëria nga turizmi dhe sa shpenzuan shqiptarët jashtë vendit
Të ardhurat që ekonomia përfitoi nga turizmi u rritën me gati 9%, nga 1.7 miliard euro, në 1.85 miliard
Ekonomia shqiptare përfitoi mbi 1 miliard e 850 milionë euro të ardhura bruto nga turizmi në vitin 2018, çka përbën nivelin më të lartë historik.
Të dhënat zyrtare nga Banka e Shqipërisë tregojnë se edhe gjatë vitit të kaluar turizmi ka qenë një nga sektorët më dinamikë të ekonomisë shqiptare, duke vijuar të zgjerohet me ritme të vrullshme.
Sipas të dhënave të bëra publike në bilancin e pagesave krahasuar me vitin 2017, të ardhurat që ekonomia përfitoi nga turizmi u rritën me gati 9%, nga 1.7 miliard euro që ishin, në 1.85 miliard euro, transmeton “TCH”.
Sipas Bankës së Shqipërisë, vetëm në tremujorin e tretë, i cili përbën edhe pikun e sezonit turistik, të huajt shpenzuan mbi 683 milionë euro në Shqipëri për turizëm apo udhëtime të ndryshme, ose 16% më shumë se një vit më parë, përcjell albinfo.ch.
Por, rritja e turizmit nuk është vetëm në kahun hyrës. Edhe shqiptarët kanë shpenzuar më shumë për udhëtime jashtë shtetit. Sipas Bankës së Shqipërisë, për gjithë vitin e kaluar shqiptarët shpenzuan 1.4 miliard euro në udhëtime jashtë vendit, ose 13% më shumë se sa një vit më parë.
Kjo bën që kontributi neto i sektorit të turizmit për ekonominë gjatë vitit të kaluar, pra diferenca mes të ardhurave që përfitoi ekonomia nga turistët dhe shpenzimeve që shqiptarët bënë në vendet e tjera, të rezultojë rreth 430 milionë euro, çka sërish mbetet një nga burimet më të rëndësishme të valutës për ekonominë.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar Gjatë vitit të kaluar, mërgimtarët kanë transferuar rreth 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut, shifër... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












