Lajme
Sa është paga mesatare në Zvicër
Sa fitojnë zviceranët e “zakonshëm”, sa para harxhojnë dhe çfarë mbetet nga paga e tyre
Paga mesatare bruto për një punë me kohë të plotë në Zvicër është 6,502 CHF (6.638 dollarë) në muaj, sipas Zyrës Federale të Statistikave. 10 % fitojnë më pak apo 4,313 CHF në muaj, shkruajnë mediat zvicerane. Më 2017, familja mesatare kishte të ardhura të disponueshme prej 6,984 CHF në muaj, përcjell albinfo.ch.
Kontributet për pensionet, aksidentet dhe sigurimin, zbriten automatikisht nga paga bruto. Çfarëdo që ka mbetur më pas, njihet si paga neto. Për dallim nga vendet e tjera, taksat dhe sigurimet shëndetësore nuk zbriten automatikisht nga pagat në Zvicër. Prandaj, këto kosto nuk merren parasysh në pagën neto të Zvicrës.
Kontributet për taksat dhe sigurimet shëndetësore ndryshojnë shumë në varësi të vendbanimit. Kostoja e jetesës është shumë e lartë në Zvicër. Si dhe taksat dhe kostot e sigurimeve shoqërore, duhet të merren parasysh gjithashtu akomodimi, kostot shëndetësore dhe kujdesi i fëmijëve, përcjell albinfo.ch.
Vëzhgimi më i fundit i buxheteve të familjeve nga Zyra Federale e Statistikave tregon se shpenzimet për akomodim dhe energji, me rreth 1.463 CHF në muaj (14.8 përqind e të ardhurave bruto), paraqet shpenzimin më të madh.
Një artikull tjetër i rëndësishëm janë kostot e transportit (7.5 për qind), ndërsa familja mesatare shpenzon CHF 636 në muaj për ushqime dhe pije joalkoolike (6.4 për qind e të ardhurave bruto).
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Shqiptarët mbizotërojnë në punët fizike në Gjermani Të dhënat e Bruegel: Pjesa më e madhe e shqiptarëve në sektorë bazë... -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë -
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












