Lajme

Sa do të rritet paga minimale në Gjenevë më 2023

Nga 1 janari paga minimale e kantonit do të rritet nga 23,27 në 24 franga në orë për shumicën e industrive, njoftoi Këshilli i Shtetit të mërkurën, përcjell albinfo.ch.

Në sektorin e bujqësisë të ardhurat për orë do të rriten nga 17,10 franga aktuale në 17,64.

Paga minimale në Gjenevë u miratua në vitin 2020. Në përputhje me ligjin, ajo rivlerësohet çdo vit në bazë të indeksit të çmimeve të konsumit të kantonit për muajin gusht. /Albinfo.ch