Kosova
Rutte: NATO do të punojë me këdo që do ta udhëheqë Kosovën
NATO: Të formohet sa më parë qeveri stabile, do të punojmë me këdo që udhëheq me vendin
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë se pret që pas zgjedhjeve në Kosovë, të ketë një Qeveri stabile dhe se NATO-ja do të punojë me këdo që do të udhëheqë me vendin. Ai e ka thënë këtë në një konferencë me gazetarët, ku ka folur për takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare, që zhvillohet të enjten në selinë e kësaj aleance në Bruksel, përcjell albinfo.ch.
“Ky ka qenë një proces demokratik. Ajo që ne kuptojmë është se i kemi rezultatet fillestare, por ende po vazhdon numërimi i votave dhe do t’i kemi edhe rezultatet finale. Dhe, bazuar në rezultatet deri tash duket se do të ketë një qeveri të koalicionit”, ka thënë Rutte.
“Natyrisht, ne sigurojmë që do të punojmë me këdo që do të udhëheqë me vendin. Dhe natyrisht u dëshirojmë të gjithë politikanëve gjithë të mirat në drejtimin e hapësirës politike dhe që të sigurojnë që të ketë një qeveri stabile sa më parë që të jetë e mundur”, ka thënë Rutte.
Të dielën, më 9 shkurt, në Kosovë u mbajtën zgjedhjet parlamentare.
Nga rezultatet preliminare të publikuara deri më tash nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Lëvizja Vetëvendosje, i ka fituar 40.81 për qind të votive
Partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës, i ka fituar 22.16 për qind të votave, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës i ka siguruar 17.60 për qind të votave.
Koalicioni mes Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës dhe NISMA-s, fitoi 7.46 për qind të votave. Ndërkohë, Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve të Kosovës, i fitoi 4.43 për qind të votave.
Zgjedhjet e 9 shkurtit ishin zgjedhjet e para të rregullta që Kosova ka mbajtur që nga shpallja e pavarësisë.
Vëzhguesit thanë se procesi ishte i qetë, me disa parregullsi, por pa incidente të mëdha.
Dalja ishte 40.59 për qind e mbi 1.9 milion votuesve me të drejtë vote në Kosovë. Paraprakisht, për këto zgjedhje ka votuar edhe diaspora, nëpërmjet postës, por edhe fizikisht në disa përfaqësi diplomatike të Kosovës në botë.
E-Diaspora
-
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih Juriste e specializuar në të Drejtën Publike Ekonomike dhe Prokurimin Publik, me karrierë të spikatur në... -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë











