Kosova
Rutte: Evropa do të paguajë armët e SHBA-së për Ukrainën
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, të martën bëri thirrje që SHBA-ja të vazhdojë ta furnizojë Ukrainën me armë dhe se Evropa do ta paguajë faturën, raporton agjencia “Reuters”.
Duke folur në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, shefi i NATO-s tha se aleanca duhet të investojë më shumë në mbrojtje, ta rrisë prodhimin industrial të mbrojtjes dhe të ndihmojë më shumë Ukrainën.
Rutte ka shtuar se “në Ukrainë, ne kemi nevojë për SHBA-në të qëndrojë e përfshirë”.
“Nëse administrata e Trumpit do të vazhdojë ta furnizojë Ukrainën me armë nga industria e saj e mbrojtjes, fatura do të paguhet nga evropianët, jam i bindur për këtë. Ne kemi vullnet ta bëjmë këtë”, tha Rutte.
Komenti i sekretarit të NATO-s erdhi pasi presidenti i SHBA-së Donald Trump ka deklaruar këtë javë se Bashkimi Evropian duhet të bëjë më shumë për ta mbështetur Ukrainën.
“Ne duhet ta rrisim ndihmën për Ukrainën, fronti po lëviz në anën e gabuar”, ka shtuar Rutte.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













