Lajme
Rusia ndalon importin bujqësor “Made in Albania”
Sipas autoriteteve ruse, produkte bujqësore me etiketën “Made in Albania” janë prodhime të BE-së. Në Moskë thonë se ky është mashtrim i BE-së me emrin e Shqipërisë
Federata Ruse ka marrë vendim që ta ndalojë importin e perimeve nga Shqipëria. Vendimi është marrë nga Agjencia Federale për Bujqësinë në Moskë dhe do të hyjë në fuqi më 8 dhjetor. Sipas autoriteteve ruse, këto produkte janë prodhime të BE-së dhe shiten në Rusi si “Made in Albania”.
Shefi i Agjencisë për Bujqësi, Sergei Dankvert ka thënë se emri i Shqipërisë po përdoret për të kamufluar importet nga Bashkimi Evropian, duke përdorur si transit Bjellorusinë apo Kazakistanin. Prndaj, sipas tij, për këto arsyeje Moska zyrtare ndalon importet bujqësore nga Shqipëria.
Ky fakt u zbulua nga një hetim i përbashkët i autoriteteve ruse me palën shqiptare, ka thënë ai.
“Nga hetimet rezultoi se çertifikatat fitosanitare të produkteve që mendohej se vinin nga Shqipëria, falsifikoheshin në Çeki. Nga të dhënat e plasuar nga pala shqiptare u vu re se sasia e prodhimit shqiptare nuk e justifikonte ngarkesën e shtuar të perimeve të importuara nga Shqipëria”, thuhet në raport.
Sipas zyrtarëve në Moskë, thjeshtë bëhej fjalë për produkte bujqësore të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, të cilat pajiseshin me certifikata të falsifikuara shqiptare.
Ndryshe, produktet bujqësore të Bashkimit Evropian, Australisë, Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk mund të importohen në Rusi, si pasojë e embargos që këto vende ia kanë venë Moskës, si kundërpërgjigje ndaj përfshirjes në trazirat qytetare në Ukrainë.
Përfaqësuesit e Agjencisë Federale të Bujqësisë në Rusi kanë thënë se hetimet për këto produkte do të vazhdojnë edhe me vende të tjera si Maqedonia, Bosnja dhe Zvicra, pasi dyshohet se edhe çertifikata të falsifikuara të këtyre vendeve janë përdorur për të futur prodhime të ndaluara bujqësore në Rusi.
Rusia dhe Shqipëria, siç raporton NOA, nuk kanë ndonjë traditë të bashkëpunimit ekonomik. Madje edhe investimet ruse në Shqipëri janë thuajse inekzistente. Ndërsa interesant është fakti se rreth 80 për qind e grurit dhe miellit që tregtohet në Shqipëri vjen nga Rusia nëpërmjet Maqedonisë.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












