Kriza në Ukrainë
Rusia kërcënon këdo që i dërgon armë Ukrainës
Zëvendësministri i jashtëm, Sergei Riabkov, tha se ato do të konsiderohen “shënjestra legjitime”.
Rusia kërcënon të godasë automjetet e NATO-s dhe ato amerikane që do të transportojnë armë në Ukrainë.
“Ne po ua bëjmë të qartë amerikanëve dhe perëndimorëve të tjerë se përpjekjet për të ngadalësuar operacionin tonë special ushtarak dhe për të shkaktuar dëme maksimale në forcat ruse dhe formacionet e republikave të Donetsk dhe Luhansk do të shtypen ashpër”, u shpreh zyrtari rus, transmeton Cnn, përcjell Albinfo.ch.
Kjo deklaratë vjen teksa Uashingtoni pritet të njoftojë një tjetër ndihmë ushtarake për Ukrainën prej 750 milionë dollarësh. Në paketën e re do të ketë edhe sisteme të rënda artilerie tokësore si raketa dhe armë që mund të godasin deri në 70 km largësi. Madje Pentagoni po shqyrton mundësinë e trajnimit të më shumë ushtarëve ukrainas në përdorimin e dronëve me çelës, të cilët SHBA po ia dërgon Kievit.
Në linjë me këtë edhe Bashkimi Europian aprovoi një shtesë prej 543 milionë dollarësh ndihma ushtarake për ta ndihmuar Kievin në luftën kundër forcave ruse. Të gjitha këto vijnë si parapërgatitje për atë që konsiderohet beteja finale në lindje të Ukrainës, në Donbas.
Rusia pretendon se mbi 1 mijë trupa ukrainase janë dorëzuar në Mariupol, por Kievi përgënjeshtron dhe këmbëngul se luftimet vijojnë trup më trup në basitionin e fundit, pranë një zone industriale. Autoritetet lokale në qytetin port akuzojnë ushtrinë pushtuese, duke thënë se po përdorin 13 krematoriume të lëvizshme për të asgjësuar trupat e civilëve të vrarë.
Kryeprokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare vizitoi qytetin e Buças dhe të gjithë Ukrainën e konsideroi një skenë krimi, mes akuzave të presidentit Volodymyr Zelensky, ndaj Rusisë për përdorimin e armëve të ndaluara, si ato me fosfor. Karim Khan gjendet aty për të mbledhur prova për krime lufte të kryera nga ushtria ruse. Por presidenti amerikan, Joe Biden, ashpërsoi retorikën dhe akuzoi për herë të parë liderin rus Vladimir Putin për gjenocid në Ukrainë. Kremlini reagoi për këtë, duke e konsideruar deklaratën të papranueshme dhe një tentativë për të shtrembëruar situatën.
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë Tregjet e Krishtlindjeve në Schönbrunn, Floridsdorf dhe Favoriten janë hapur tashmë. Sot, hapet edhe tregu i Krishtlindjeve... -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025










