Shqipëria
Rusia i kërkon Shqipërisë ekstradimin e spiunëve të ndaluar në uzinën e armëve
Autoritetet ruse kërkojnë ekstradimin e Svetlana Timofoeva, e arrestuar në vendin tonë pas sulmit të ndodhur në uzinën e armëve në Gramsh.
Nga shteti rus ka mbërritur një kërkesë fillimisht në Ministrinë e Drejtësisë, e më pas në Prokurorinë e Elbasanit, ku kërkohet që kjo shtetase të ekstradohet në Rusi, pavarësisht se në Shqipëri ka një hetim ndaj saj.
Kjo kërkesë pritet të shqyrtohet nga Gjykata e Elbasanit për të vendosur ekstradimin ose jo të saj. Rusja Svetlana Timofoeva mbahet në burg që nga data 20 gusht e këtij viti.
Dy rusët, Svetlatana Timofoeva, Mikhail Zorin dhe ukrahinasi Fiodor Mihailoviç, u arrestuan më 20 gusht, kur ndodhi edhe incidenti në uzinë.
Tre personat po fotografonin ambientet e uzinës, ndërsa përpiqeshin të hynin brenda saj, u pikasën nga ushtarët shqiptarë që u kërkuan që të ndalonin.
Mikhail Zorin sulmoi ushtarin duke e spërkatur me një sprej të dyshuar kimik. 3 personat u arrestuan dhe ndërkohë u sekuestrua makina me të cilën lëviznin.
Tashmë mbi ta rëndon zyrtarisht akuza e “Dhënia e informatave sekrete”, dhe “Sigurimi i informatave”. Gjykata ka vendosur ndaj tyre masën e sigurisë “arrest me burg”./euronews
E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









