Lajme
Rusia dhe Serbia dështuan në KS, Churkin provon ta ndalojë Hoxhajn të flasë
Churkin: Nuk ke të drejtë të të flasësh pa prezencën e UNMIK-ut". Hoxhaj: "Nuk mendoj kështu" dhe vazhdoi të marrë pyetjet e gazetarëve

Përfaqësues të Prishtinës dhe Beogradit zyrtar në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit për Kosovën kanë këmbëngulur në qëndrimet e tyre për veriun e Kosovës, bën të ditur agjencia e lajmeve AP.
Ndihmës-sekretari gjeneral për operacione paqeruajtëse i OKB-së, Edmond Mulet, i ka thënë këshillit se Kombet e Bashkuara janë të shqetësuara që vendosja e pikave doganore në veri “do të mund të çonte në ashpërsimin e qëndrimeve në terren, në kërcënimin e stabilitetit dhe në shpërthimin e sërishëm të dhunës”.
Edhe pse njoftohet që misioni i OKB-së në Kosovë të mos ketë qenë i konsultuar nga palët e përfshira rreth veriut, Mulet tha se ky mision i ka dërguar mesazhe Prishtinës, Beogradit dhe udhëheqësve të serbëve në veri të Kosovës, me të cilat “ritheksohet rëndësia për mbajtjen e qetësisë, ndërsa kundërshtohen veprimet e njëanshme apo përdorimi i forcës e dhunës”.
Ambasadori i Rusisë në OKB, Vitaly Churkin, citohet të këtë thënë se “shpresa jonë” është që autoritetet kosovare të pezullojnë operacionin dhe të vazhdojnë dialogun me Serbinë.
“Kjo është një situatë shumë e rrezikshme”, tha ai për të theksuar se “kjo paraqet një rrezik të ri të konflitit dhe derdhjes së gjakut”, ka theksuar ai.
Seanca, e cila ka nisur pas mesnatës, ka qenë e hapur vetëm në hapje të saj.
Në fjalën e tij, ushtruesi i detyrës së shefit të misionit UNMIK në Kosovë, Farid Zarif, ka thënë se të gjitha institucionet ndërkombëtare do të veprojnë sipas mandatit dhe kompetencave.
Zarif po ashtu ka thënë se të gjitha institucionet ndërkombëtare, KFOR dhe EULEX i kanë të qarta kompetencat e tyre dhe e dinë se çfarë do të bëjnë, raporton Express.
Sa i përket vendosjes së barrikadave të serbëve në veri të Kosovës, Zarif është shprehur se hapat e njëanshme dhe të ngutshme të serbëve nuk janë të dobishme, andaj duhet koordinuar që gjithçka të rrjedhën pa probleme.
Ministri i jashtëm serb, Vuk Jeremiq, dhe homologu i tij kosovar, Enver Hoxhaj, i cili po qëndronte në Nju Jork për shkak të takimit urgjent të këshillit, patën qëndrime diametralisht të kundërta rreth pikave kufitare.
“Pyetja është shumë e thjeshtë”, u tha Jeremiq gazetarëve. “Ne kemi një dialog. A do t’i zgjidhim çështjet e hapura gjatë dialogut apo do të imponohet diçka në mënyrë të njëanshme pa mendimin e palëve të interesuara?”, raporton Radio Evropa e Lirë.
Hoxhaj tha se pikat doganore janë në kuadër të kufijve të Kosovës të cilat njihen ndërkombëtarisht, ndërsa rikujtoi që çështja e menaxhimit të kufijve i takon qeverisë së Kosovës. “Asgjë nuk do të ndodhë nëse Serbia do paqe, siguri dhe stabilitet”, u shpreh Hoxhaj.
Në selinë e OKB-së ka bërë veprim skandaloz ambasadori rus në OKB, Vitaly Churkin. Kur ministri i jashtëm Enver Hoxhaj ishte në mesin e adresimit para medieve, Churkin u afrua tek vendi i press konferencave.
“Nuk ke të drejtë të jesh aty dhe të flasësh pa prezencën e UNMIK-ut”, tha ai nga korneri. “Nuk mendoj kështu”, u përgjigj ministri Hoxhaj dhe vazhdoi të marrë pyetje të gazetarëve.
Kur përfundoi çfarë pati për të thënë, Hoxhaj u nis të largohet andej nga ishte Churkini. Ia ka zgjat dorën e qeshi me aktin e tij. Ai i tregoi prapë se nuk ishte mirë çfarë bëri dhe pastaj foli vetë, shkruan Indeksonline.
Churkin ka thënë se i respekton përfaqësuesit e Prishtinës dhe gjithmonë i dëgjon me vëmendje kur vijnë e flasin në OKB, por ata në ndërtesën e OKB-së nuk mund të flasin pa prezencën e UNMIK-ut. Sipas tij, askush nuk u tregon çfarë të bëjnë në restoranet apo parqet e Neë Yorkut, por në OKB ka rregulla.
Pas pyetjeve të vazhdueshme të gazetarëve kosovarë, Churkin u nervozua. “Ishte thjesht këshillië miqësore. Nuk është se e grushtova zotin Hoxhaj”, ka deklaruar ai.
Churkin ka pranuar se është i shqetësuar sepse nuk mori përkahjen për Serbinë të anëtarëve të tjerë të Këshillit të Sigurimit.
E-Diaspora
-
Sot nis Alba Festival në zemër të Cyrihut Pritet numër i lartë i pjesëmarrësve sonte në Alba Festival. ...
-
Plagosje me armë në Itali, dyshohet për një shqiptar
-
Bota e logjistikës ajrore: Prapa kuintave të kompanisë Cargologic në Cyrih
-
‘Çka Ka Qëllu’ sërish në top listën e restoranteve më të mira të Nju-Jorkut
-
Me artin e saj, Nexhibe Imeri u jep një zë grave të diskriminuara
Jeta në Austri
-
Pse gjatë verës në Alpe do të ketë reshje shumë më intensive në të ardhmen? Reshjet e shkurtra dhe intensive të verës në rajonet alpine të Evropës ka të ngjarë të...
-
Dy të tretat e austriakëve planifikojnë pushime verore
-
Çfarë ndodh me qëndrimin në Austri nëse humbni punën? Ja çfarë duhet të dini
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë?
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€