Shqipëria
Rusia dëbon diplomatët shqiptarë
Përveç ambasadorit shqiptar, Arben Gazioni, Ministria e Jashtme ruse ka thirrur sot edhe krerët e diplomacisë nga 22 shtete të tjera për t’i komunikuar dëbimin e diplomatëve, numri i të cilëve përkon me numrin e diplomatëve rusë të dënuar prej këtyre shteteve
Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i vjen radha vendeve evropiane. Moska ka thirrur sot dhjetëra ambasadorë perëndimorë, mes të cilëve, edhe atë shqiptar, për t’iu komunikuar largimin e diplomatëve.
Nëse Moska vendosë të dëbojë dy diplomatë shqiptarë (aq sa largoi Tirana), atëherë Ambasada e Shqipërisë rrezikon të dalë jashtë funksionit.
Sipas ish-ministrit të Jashtëm, Paskal Milo, largimi i mundshëm i dy diplomatëve do të thotë që Ambasada shqiptare të humbasë më shumë se 70% të stafit të saj, për shkak të numrit të vogël të personelit që ka.
Edhe vendimi për dëbimin e dy diplomatëve rusë e ka dëmtuar Ambasadën e Rusisë në Tiranë, pasi stafi i saj lëviz nga 10 deri në 12 persona, përcjell albinfo.ch.
Përveç ambasadorit shqiptar, Arben Gazioni, Ministria e Jashtme ruse ka thirrur sot edhe krerët e diplomacisë nga 22 shtete të tjera për t’i komunikuar dëbimin e diplomatëve, numri i të cilëve përkon me numrin e diplomatëve rusë të dënuar prej këtyre shteteve.
Këto shtete janë Australia, Shqipëria, Gjermania, Danimarka, Irlanda, Spanja, Italia, Kanadaja, Letonia, Lituania, Maqedonia, Moldavia, Holanda, Norvegjia, Polonia, Rumania, Ukraina, Finlanda, Franca, Kroacia, Republika Çeke, Suedia dhe Estonia.
Rusia po konsideron dëbime në numër më të vogël të diplomatëve nga Belgjika, Hungaria, Gjeorgjia dhe Mali i Zi.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026











