Lajme
Rusia akuzon prodhuesit zviceranë të çokollatave
Monitoruesi i konkurrencës në Rusi ka akuzuar disa firma evropiane, përfshirë prodhuesin zviceran të çokollatës Lindt & Sprüngli, për shitjen e produkteve ndryshe në tregun rus.
Shërbimi Federal Antimonopoly (FAS) akuzoi firmat për marketing dhe prodhim te produkteve në Rusi me të njëjtin emër, markë si në Evropën Perëndimore, por cilësia dhe përbërja e të cilave treguan “dallime të rëndësishme”.
FAS tha të premten se gjetjet e saj ishin të bazuara në testet e bëra në mostra të rastit. Rregullatori rus lëshoi një paralajmërim për pesë kompani, duke përfshirë Procter & Gamble, Henkel dhe Lindt, duke u bërë thirrje atyre të ndërmarrin veprime brenda 30 ditëve. Ai tha që prodhuesit ose duhet të rregullojnë përbërjen e produkteve të tyre ose të specifikojnë në paketim se ekziston një ndryshim midis produkteve ruse dhe evropiane, përcjell albinfo.ch.
Prodhuesi i çokollatës me qendër në Cyrih mohon pretendimet. “Të gjitha produktet e dërguara në Federatën Ruse plotësojnë të njëjtat kritere të cilësisë si në pjesën tjetër të Evropës”, tha një zëdhënëse, duke shtuar se “të gjitha mallrat në dispozicion në tregun rus prodhohen në fabrikat tona në Evropë”.
“Ne jemi të bindur që aktivitetet tona përputhen me ligjet ruse të konkurrencës dhe jemi të gatshëm të punojmë me autoritetet për të siguruar provat e nevojshme”, tha ajo, përcjell tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












