Lajme
Rusët në BQK
Sistemi bankar i Kosovës “ka rënë në duar” të disa shtetasve rusë, përfaqësues të kompanisë “CMA Small System AB”.
Kjo e fundit që ka zyrat kryesore në Suedi, Rusi, Francë dhe është përzgjedhur nga Banka Qendrore e Kosovës për funksionalizimin e platformës për letra me vlerë, shkruan Zëri, duke cituar burime.
Në bazë të kontratës së dhënë nga BQK më 25 mars 2011, ku në tenderin e shpallur kishin konkurruar 6 kompani, përfaqësuesit e kompanisë fituese duhet ta furnizojnë BQK-në me softuer të integruar, në mënyrë që t’i mbulojë funksionet e kërkuara të sistemit qendror të letrave më vlerë, duhet të sigurojë këshilla dhe konsulencë në krijimin dhe funksionimin e sistemeve, implementimin dhe funksionalizimin e suoftuerit.
Po ashtu me kontratë parashihet edhe integrimi i aplikacioneve të suoftverit me sistemet bankare ekzistuese të BQK-së, trajnimin e stafit të kësaj të fundit dhe të personelit në institucionet pjesëmarrëse në përdorimin dhe administrimin e operacioneve teknike të sistemit.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik










