Lajme
Rugova përjetësohet në bronz
Në inaugurimin e shtatores së Dr. Rugovës kanë marrë pjesë mijë qytetarë të Kosovës, ish-simpatizantë dhe përkrahës të rrymës së tij demokratike
Ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova u përjetësua të premten në shtatore bronzi, në një ceremoni të veçantë organizuar nga Komuna e Prishtinës. Rugova u cilësua si projektuesi i pavarësisë së Kosovës dhe si njeriu që shpëtoi një komb në kohët më të vështira.
Në inaugurimin e shtatores së Dr. Rugovës kanë marrë pjesë mijë qytetarë të Kosovës, ish-simpatizantë dhe përkrahës të rrymës së tij demokratike.
Shtatorja e bronztë është e gjatë 4.25 centimetra në të cilin Rugova paraqitet me hapin e hedhur, dorën e majtë të përthyer dhe shallin e hershëm simbolik. Ajo ka arritur në Prishtinë mbrëmë nën përcjellën e FSK-së, ndërsa është punuar nga skulptori Julian Muqollari nga Tirana.
Me rastin e inaugurimit të shtatores Rugova, presidentja Atifete Jahjaga tha se kjo është ditë historike, pasi që “nga sot e përjetësisht në Prishtinë do të qëndrojë shtatorja e presidentit Ibrahim Rugova”.
“Kosova e kishte fatin dhe është krenare që konceptin e lirisë dhe pavarësisë e ndërtoi intelektuali Dr. Ibrahim Rugova. Ai na lidhi përjetësisht me SHBA si vend lider e demokratik, si vend mbrojtës i popujve të lirë”, deklaroi presidentja Jahjaha.
Duke folur për presidentin Rugova, Jahjaga tha se, Kosova e ka të ardhmen e sigurt në anëtarësimin në NATO dhe BE.
Ndërsa kryetrari i Prishtinës dhe lideri i LDK-së, Isa Mustafa tha se Prishtina sot po e inauguron shtatoren e ikones së pavarësisë, presidentit të parë të Republikës së Kosovës, themeluesit dhe liderit të Lidhjes Demokratike të Kosovës , njeriut që i priu Kosovës në ditët më të rënda të historisë së saj.
“Rugova mjeshtri i artit poetik dhe dijetari doli në ballë të popullit të Kosovës në orët më të liga të historisë së re të kësaj pjese të Evropës”, tha Mustafa duke kujtuar janarin e vitit 2006, kur presidenti i atëhershëm i SHBA-ve, Gjorgj W Bush në letrën ngushëlluese për familjen Rugova, duke thënë se SHBA-të humbën një mik të vërtetë.
“Gjatë ditëve të konfliktit Rugova ishte zëri i arsyes dhe i maturisë që i ndihmoi popullit të Kosovës për të bërë themelet e një të ardhme paqësore. Urtësia dhe vizioni e shndërruan presidentit Rugova në një personalitet të respektuar kudo në botë”, tha Mustafa.
Finalizimi i shtatores së presidentin Ibrahim Rogova ka kushtuar 135 mijë euro, ndërsa është punuar në Tiranë.
Dr. Ibrahim Rugova lindi më 2 dhjetor të vitit 1944 në fshatin Cerrcë, komuna e Istogut. Më 10 janar 1945 komunistët jugosllavë ia pushkatuan të atin, Ukën dhe gjyshin Rrustë Rugova.
Ai doktoroi në fushën e letërsisë në Universitetin e Prishtinës, më 1984, ndërsa në vitin 1988 u zgjodh kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës.
Më 23 dhjetor 1989 Rugova u zgjodh kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, partisë së parë politike në Kosovë që sfidoi drejtpërdrejt regjimin komunist në fuqi. LDK, nën udhëheqjen e Ibrahim Rugovës, u bë shpejt forca politike prijëse në Kosovë, duke mbledhur shumicën e popullit rreth vetes.
Ibrahim Rugova i priu politikës shqiptare gjatë shembjes së Jugosllavisë, ndërsa për shkak të politikës paqësore që zgjodhi mori epitetin “Gandi i Ballkanit. Pas luftës në Kosovë partia e tij LDK firoi zgjedhjet, ndërsa Rugova dy herë u zgjedh president i Kosovës.
Rugova vdiq me 21 janar 2006, ndërsa u varros me nderime te larta shtetërore dhe ushtarake.
E-Diaspora
-
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze Në kuadër të World Economic Forum (WEF) 2026 në Davos, një nga ngjarjet më prestigjioze globale... -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë










