Lajme
Ruajtja e identitetit të mërgimtarëve prioritet i Makollit
Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli, me ftesë të kuvendit komunal të Vitisë, mori pjesë në një tubim me bashkatdhetarë tanë që jetojnë jashtë vendit.
Ministri Makolli, i falënderoi mërgimtarët e komunës së Vitisë për kontributin e dhënë me vite të tëra për ndihmën e dhënë familjeve, si dhe për kontributin e jashtëzakonshëm të tyre për ndërtimin e shtetit të Kosovës.
Ministri Makolli, foli me këtë rast për prioritet e ministrisë që ai drejton, duke potencuar hartimin e politikave për ruajtjen e identitetit, gjuhës dhe kulturës për mërgimtarët tanë, në veçanti fëmijë e tyre.
Ai ka deklaruar se, me themelimin e Ministrisë së Diasporës, mërgata nga tash do të ketë trajtim më të vëmendshëm institucional.
Ministri Makolli, ka theksuar po ashtu se, Ministria e Diasporës do të angazhohet dhe do të bashkëpunojë ngushtë me të gjitha dikasteret qeveritare për krijimin e kushteve të favorshme dhe lehtësuese për mërgimtarët që të investojnë në vendlindje.
Ministri Makolli, falënderoi me këtë rast kryetarin, Nexhmedin Arifi dhe kuvendin komunal të Vitisë për organizimin e manifestimeve për nderë të ardhjes së mërgimtarëve tanë që në këtë kohë vijnë për pushime në vendlindje.
Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli dhe zëvendësministri Qerim Bajrami, kanë marr pjesë edhe në një tubim në fshatin Reçan të Prizrenit me mërgimtarë nga komuniteti boshnjak.
Edhe me këtë rast ministri Makolli, i njoftoi të pranishmit me aktivitetet e kësaj ministrie dhe u bëri të qartë atyre se, ministria që ai drejton do të merret me të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen mërgimtarët kosovarë, pavarësisht përkatësisë së tyre etnike.
Nga ana e tij, zëvendësministri Qerim Bajrami, tha se synimi i Ministrisë së Diasporës është që të ushtrojë kujdes shtetëror për mërgimtarët, që përbëjnë një të tretën e popullsisë së Kosovës.
Tubimi në Viti dhe ai në fshatin Reçan të Prizrenit, u realizuan në vazhdën e takimeve që ministri Makolli dhe zyrtarë të tjerë të ministrisë po i bëjnë me mërgimtarët tanë.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik













