Kosova
Rrustem Berisha, tani ministër i Mbrojtjes
Ai tha se formalisht qysh nga sot është dashur të jetë ministër i Mbrojtjes, mirëpo për shkak të procedurave duhet pritur
Pas votimit të ushtrisë nga ana e deputetëve të Kosovës, ministri aktual i FSK-së, Rrustem Berisha, ka thënë se votimi i tillë, me vota unanime të projektligjeve për ushtrinë e Kosovës është një kapitull i ri për Kosovën.
Sipas tij me anë të kësaj është rrumbullakuar shtetësia e Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Ai tha se formalisht qysh nga sot është dashur të jetë ministër i Mbrojtjes, mirëpo për shkak të procedurave duhet pritur.
Ministri, Berisha nuk kishte përgjigje se në ceremoninë e organizuar në ambientet e Ministrisë do të jenë aleatët e Kosovës, përfshirë NATO dhe ShBA-të. Mirëpo, theksoi se do të kenë bashkëpunim të afërt me SHBA-të dhe NATO-n
“Po hapet një kapitull i ri, në një formë po rrumbullakohet konsolidimi i shtetit të Kosovës, që nga sot ne realisht do të kemi dhe segmentin e mbrojtjes që është shumë i rëndësishëm…organizimi është i kryeministrit, kryeparlamentarit, presidentit, nuk është e ministrisë sonë. Një gjë ju garantoj se ne do të bashkëpunojmë me gjithë partnerët tanë strategjik, NATO dhe ShBA, me të cilët kemi bashkëpunuar dhe tani, por do të gjejmë dhe fusha tjera… realisht votimi është dashur që nga sot, unë do të jem prej momentin kur do të hyjnë në fuqi ligjet”, ka thënë Berisha.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian 12-vjeçari shqiptar që po tërheq vëmendjen e AC Milan, Real Madrid dhe Barcelona ... -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













