Zhvillim
Rrugët po i “gëlltitin” investimet kapitale
Menderes Ibra, përfaqësues i Ministrisë së Financave, pranon se shuma më e madhe e mjeteve për investimet kapitale është orientuar në infrastrukturën rrugore
Pjesa më e madhe e investimeve kapitale janë orientuar në infrastrukturë, prandaj nuk po reflektojnë rritje ekonomike në Kosovë. Kështu vlerësojnë ekspertë për çështje ekonomike, sipas të cilëve, këto investime vazhdimisht po dedikohen në ndërtimin e rrugëve.
Nga 1 miliard e 586 milionë euro sa ka buxheti i Kosovës për vitin 2013, 621 milionë euro janë planifikuar për investime kapitale. Ndërsa 40 për qind e këtyre mjeteve janë të destinuara për ndërtimin e autostradës “Ibrahim Rugova”, apo 217 milionë euro.
Edhe Menderes Ibra, përfaqësues i Ministrisë së Financave, pranon se shuma më e madhe e mjeteve për investimet kapitale është e fokusuar në infrastrukturën rrugore, përfshirë këtu: vazhdimin e investimeve në autostradën Morinë – Merdarë, në rrugën Prishtinë – Mitrovicë dhe Prishtinë – Pejë.
“Pastaj për herë të parë janë ndarë mjetet edhe për fillimin e ndërtimit të autostradës Prishtinë – Hani i Elezit, në rrugë të tjera rajonale, gjithashtu në infrastrukturën arsimore, në objekte të ndryshme sportive dhe në përkrahje të sektorit të bujqësisë”, deklaron Ibra.
Ibrahim Rexhepi është udhëheqësi i Qendrës për Hulumtime Strategjike dhe Sociale në Kosovës. Ai konsideron se struktura e investimeve është e ngurtë sepse nuk po siguron përmirësim të mirëqenies sociale të qytetarëve.
“Kur shohim strukturën e investimeve kapitale, shumë qartë vërehet se 86 për qind të këtyre mjeteve janë të dedikuara për projekte në vazhdim, e këtu me 50 për qind merr pjesë infrastruktura. Kjo do të thotë se çështjet tjera, siç janë uji, investimet në arsim, teknologji informative apo sektorë të tjerë janë minimale”, thekson Rexhepi.
Eksperti tjetër i çështjeve ekonomike, Naim Gashi ndërkaq vlerëson se efektet e investimeve kapitale do të vërehen në vitet e ardhshme, pasi sipas tij, paraqiten si mundësi për inkurajimin e investitorëve të jashtëm.
Megjithatë, Gashi shpreh nevojën e një transparence më të madhe gjatë shpenzimit të këtij fondi.
“Këto janë mjete të taksapaguesve kosovarë, dhe ata kanë të drejtë që në çdo kohë dhe çdo moment të marrin informata se ku shpenzohen paratë e tyre. Unë nuk mund të them se nuk ka pasur transparencë në shpenzimin e këtyre mjeteve”, konsideron Gashi.
Ai kërkon që të ketë një transparencë edhe më të madhe në vitet në vijim për projektet aktuale dhe projektet që pritet të realizohen në të ardhmen.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










