Lajme
Rruga “Sllobodan Millosheviq” trazon Kosovën
Asamblistët e komunës së Ranillugut ia kanë vënë emrin një rrugës “Sllobdan Millosheviq”. Ky vendim ka nxitur reagime në Prishtinë, duke kërkuar shfuqizimin e këtij vendimi
Një vendim që ka marrë Kuvendi Komunal në Ranullug, që njërës rrugë në këtë qytezë t’ia lënë emrin e ish presidentit të Serbisë dhe të akuzuarit për krime dhe gjenocid, “Sllobodan Milloshevq”, ka ngjallur reagime të ashpra tek komuniteti shqiptar në Kosovë.
Derisa Lëvizja Vetëvendosje e quan fashizëm këtë vendim të Komunës së Ranillugut,
Ministria e Pushtetit Lokal dhe ajo e Mjedisit, kanë kundërshtuar këtë vendim. Ndërsa kryetari i Komunës, Gradimir Mikiq e ka pranuar vendimin e asamblesë komunale, duke e quajtur të ligjshëm.
Megjithatë Sasha Alleksiq, kryesues i Kuvendit të Komunës së Ranillugut ka thënë se kërkesa për emërtimin e një rruge me emrin e Slobodan Millosheviqit, është miratuar, “sipas procedurave të Kuvendit të kësaj komune” dhe tashmë pritet vetëm vendosja e tabelës që bartë këtë emër.
Analistët politik në një prononcim për Zërin kanë thënë se këtë vendimin e Mikiç-it e shohin si të papranueshme dhe ofendim ndaj qytetarëve të Kosovës dhe viktimave të luftës.
Imer Mushkolaj thotë se një vendimi i Kryetarit të Ranillugës është tejet skandaloz dhe se tejkalon çdo arsye të shëndoshë. Ai thotë se 13 mijë qytetarë të vrarë do të ofendoheshin rëndë me këtë vendim.
“Vendimi i kryetrarit të komunës së Ranillugës është skandaloz dhe tejkalon çdo arsye të shëndoshë. Kosova ka më se 13 mijë njerëz të vrarë dhe me qindra shtëpi të dëmtuara nën ndikimin e kriminelit Sllobodan Miloshevic dhe tani të emërohet një rrugë me emrin e tij është skandaloze” thotë Mushkolaj.
Ndërkaq analisti Halil Matoshi thotë se Institucionet e vendit do të duhej ta ndalnin këtë vendim dhe të ushtrohet kallëzim penal kundrejt nxitjeve ndërnacionale.
“Regjimi i Slobodan Millosheviqit është i urryer nga shumica e qytetarëve serbë, shoqëria civile dhe parti politike serbe, madje është cilësuar edhe nga vet ata, si regjim fashist. Së këndejmi as në vet Serbinë nuk ka një rrugë të emërtuar sipas tij. Ministra e Pushtetit Lokal duhet ta anulojë këtë vendimi”, thotë Matoshi.
I mendimit të njëjtë është edhe analisti Artan Muhaxhiri, i cili thotë se vendimet e kryetarit të Ranillugut janë të papranueshme dhe ofenduese. Muhaxhiri thotë se politikanët serb janë duke punuar në kundërshtim me rregullat dhe ligjet e Kosovës dhe se qaja e tyre është kundër normalizimit politik.
“Kjo është pasojë e një ndjenje që e kanë politikanët serb të Kosovës se ata mund të bëjnë çfarëdo që të duan në Kosovë dhe askush nuk ka të drejt t’i shqetësoj. Kjo qasje e tyre është kundër normalizimit politik të Serbëve. Shumica e tyre e kanë atë ndjenjën që nuk i përfillin rregullat e Kosovës edhe ky akt provokativ është dhe ofendues për shumicën qytetarëve të Kosovës por edhe për pakicat tjera” ka thënë Muhaxhiri.
Sllobodan Millosheviq, ka qenë kryetar i Serbisë dhe konsiderohet si ideator i luftërave në ish-Jugosllavi. Nën udhëheqjen e tij, në luftën e Kosovës u vranë më shumë se 13 mijë kosovarë, rreth 20 mijë gra u dhunuan, rreth 200 mijë shtëpi u dogjën, ndërsa edhe 1600 qytetarë figurojnë të zhdukur. Millosheviq u akuzua për krime lufte, po vdiq në burgun e Hagës pa e pritur verdiktin e gjykatës.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













