Lajme
Rruga e suksesit në bujqësi
Kompania Agrovizioni ka ngritur kapacitete të mëdha dhe moderne në Llugaxhi të Lipjanit. Sivjet mbyllë ciklin prej 20 hektarësh me pemë
Kishte filluar nga zeroja në vitin 2006.
Me punë dhe vullnet të madh, me ndihmën e Ministrisë së Bujqësisë dhe donatorëve ndërkombëtarë,pronari i Kompanisë “Agrovizioni”, Rexhep Spahiu, tregon rrugën e tij të suksesit që nga privatizimi i tokës bujqësore e deri në mbjelljen e tërësishme të saj.
Spahiu planifikon që përveç mbulimit të tregut vendor të filloj të eksportojë pemë edhe në rajon dhe Evropë.
“Në vitin 2006 i kemi privatizuar 40 hektarë tokë. Menjëherë kemi filluar me punimin e saj. Më 2008 kemi filluar mbjelljen e dredhëzave ku kemi ngritur serra në 60 ari”, ka thënë Spahiu për KosovaTimes.
Ai thotë se falë ndihmës së shtetit dhe donatorëve të huaj përmes subvencioneve ka arritur që ta konsolidoj kompaninë dhe të hapë deri në 50 vende pune gjatë sezonit të punës, ndërsa 11 vende pune të rregullta.
“Nga viti 2009 Ministria e Bujqësisë ka nisë të na subvencionojë me nga 100 euro për çdo hektarë të mbjell me grurë. Pastaj kanë nisë edhe subvencionet tjera për pemë”, tha ai, duke treguar se në vitin 2009 ka mbjellë 30 ari domate, 150 mijë copa sallatë të gjelbër dhe 2 hektarë me molla.
“Më 2010 jemi përfitues nga Ministria e Bujqësisë për 2 hektarë mollë me nga 3 mijë euro për hektarë. Me këto subvencione kemi arrit që ta dyfishojmë mbjelljen dhe t’i bëjmë 4 hektarë mollë”.
Më 2011, tregon Spahiu, Ministria i ka ndarë subvencione për 20 ari serrë dhe për 5 hektarë mollë.
“Agrovizioni” ka blerë edhe frigoriferin prej 24 mijë metrash kub – për 700 tonë pemë, me ndihmën prej 28 mijë e 500 euro nga Organizatës Zvicerane Intercooperation.
Kjo Kompani e cila po zhvillohet vazhdimisht, është ndihmuar edhe nga USAID-i, që më 2011 i ka subvencionuar për mbjelljen e një hektari me dredhëz dhe një hektari mollë.
“Sivjet i kemi mbjell 2 hektarë me dardha, fidanë italian, ndërsa gjatë vitit shpresojmë të subvencionohemi edhe për mbjelljen e 3 hektarëve tjerë, për të përmbyllë ciklin prej 20 hektarëve me pemë”, thotë Spahiu.
“Agrovizioni” ka të angazhuar agronomin i cili mbikëqyrë gjithë procesin e punës në kompani, ndërsa po ashtu, sipas Spahiut, kjo kompani ka edhe konsulentë, ekspertë ndërkombëtarë që periodikisht bëjnë vizita dhe këshillojnë për gjendjen e serrave dhe pemëve.
Spahiu thotë se aktualisht Kosova nuk ka kapacitete t’i përmbushë nevojat e brendshme me pemë e perime, dhe kjo bënë që shitja e produkteve të jetë pa probleme.
“Ne si prodhues duhet të punojmë sa më shumë dhe bashkë me ndihmën e shtetit që prej vitit 2008 është shumë e mirë duhet të arrijmë që t’i ndërpresim importet me produktet që mund t’i prodhojmë vet. Mirëpo, kjo arrihet vetëm me ndihmën e shtetit sepse të fillosh nga zeroja, me këtë gjendje bankare çfarë është në Kosovë, është e pamundur që t’ia dalësh.
Duhet të kemi parasysh gjithmonë edhe kushtet që kanë vendet tjera të rajonit dhe ndihmat që shtetet u japin fermerëve të atyre vendeve”, thotë Spahiu.
Ai thotë se me trendet aktuale të subvencioneve të Qeverisë, Kosova mund të filloj në të ardhmen e afërt me eksporte.
“Kosova ka nevojë për zhvillim të bujqësisë në përmasa të mëdha. Shteti duhet të rrisë grantet dhe të ndikojë në uljen e interesave të kredive”.
Me kapacitetet e ngitura deri tani, Spahiu planifikon që brenda vitit 2012 t’i vjelë 120 tonë pemë.
“Në vitin 2013 parashohim t’i vjelim 350 tonë. Më 2014 presim 650 tonë, ndërsa më 2015 presim t’i vjelim 1100 tonë pemë”.
Përveç ndihmës me grante, Spahiu thotë se Ministria e Bujqësisë, USAID-i dhe Intercooperation ndihmojnë shumë edhe me ndihma profesionale, përfshi këtu vizita studimore, trajnime, etj.
“Është shumë e nevojshme që fermerët të bëjnë vizita në vende tjera, të shohin trendet e zhvillimit dhe të sjellin përvoja këtu”, tha ai.
Sipas Spahiut, puna me bujqësi kërkon fokusim vetëm në të dhe punë të pandërprerë.
“Duhet të kesh vullnet për t’u marrë me këtë punë”, tha ai.
/KosovaTimes & albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë Piloti austriak bën ulje emergjente në autostradën A2 në Karinthia pranë kufirit italian; nuk ka të... -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit











