Portrete të firmave
Rruga e sukseseve e Tahir Malokit
Nëse projekti arrihet të kryhet në kohën e paracaktuar, koston e projektuar dhe kualitetin e kërkuar, atëherë klientët janë të kënaqur

Për më shumë se dy dekada Tahir Maloki jeton në Zvicër. Shqiptari me prejardhje nga Ferizaj, i zhvendosur që në moshë të re në Zvicër ka shfrytëzuar mundësinë e dhënë të shkollimit duke arritur kështu titullin e menaxhuesit të ndërtimeve që mban aktualisht.
Për albinfo.ch. Maloki përshkruan rrugëtimin e tij jetësor që nga ajo kohë e deri te suksesi i tij.
“Si fëmijë tetë vjeçar, më 1995 kemi ardhur në Zvicër. Shkollimin këtu e kam nisur nga klasa e tretë, për të vazhduar pastaj me shkollën e mesme”, shprehet menaxheri i ndërtimeve.
Shkollimin e ka vazhduar edhe më tutje, në mënyrë që arrijë përgatitjet e duhura për profesionin që synonte. “Pas përfundimit të shkollës së mesme, kam vazhduar praktikën në një profesion të drurit e pastaj kam mbaruar shërbimin ushtarak në ushtrinë zvicerane”, tregon Maloki.

Megjithatë, rruga drejt suksesit ishte e gjatë e me sfida të tjera. “Me përfundimin e ushtrisë për disa vjet kam punuar e pastaj kam nisur studimet për tregti teknike”, thotë ai.
Përgjatë viteve Tahir Maloki ka ushtruar këtë profesion derisa, mori vendimin për të themeluar kompaninë e tij për menaxhim të ndërtimit. “Që prej vitit 2016 merrem me menaxhim të ndërtimeve”, tregon Maloku që menjëherë atë vit fitoi projektin e tij të parë. “Projekti i parë, si projekt-menaxher ka qenë projekti “GreenWater” në Stäfa të Cyrihut, dy objekte me pesë banesa banimi”.
Atij, sot e kësaj dite, profesioni i sjell të papritura e zhvillime që prekin jetën e qytetarëve.
“Kur merresh me patundshmëri dhe ndërtim, automatikisht duhet të trajtosh tema si politike dhe ekonomike për të gjithë botën. Lufta, pandemia dhe shumë zhvillime të tjera kanë ndikimin e tyre në çmimet dhe materialet e ndërtimeve. E të gjitha këto prekin edhe qytetarët pasi kjo ndikon edhe në interesin e hipotekave dhe kreditit ndërtimor” shprehet ndërtuesi shqiptar për albinfo.ch.
Tregu zviceran është i vështirë, por puna cilësore e Tahir Malokit është vërejtur qysh në fillim.
“Natyrisht që në fillim isha pak skeptik dhe i pasigurt. Mirëpo, shpejt e kam fituar besimin. Bashkëpunimi shumë i mirë dhe harmonia me investitorët apo partnerët është e rëndësishme. Prej meje kërkohen gjithmonë tri gjëra: koha, kostoja dhe kualiteti”. Nëse projekti arrihet të kryhet në kohën e paracaktuar, koston e projektuar dhe kualitetin e kërkuar, atëherë klientët janë të kënaqur”, sqaron tutje Maloku.
Në rrugëtimin e tij drejt suksesit patjetër që rol ka luajtur edhe komuniteti shqiptar në Zvicër.
Rritet numri i kompanive shqiptare
“Bashkëpunimi me shqiptarë ka qenë i mirëfilltë që prej fillimit të punës. Në vitet e fundit në industrinë e ndërtimit në Zvicër po ashtu është rritur numri i kompanive me pronarë shqiptarë dhe punëtorë shqiptarë. Edhe pse ligjet dhe kontratat me çdo kompani bëhen me ligjet e tregut dhe në bazë të SIA-s, bashkëpunimi me kompanitë shqiptare zhvillohet me lehtësi”, tregon Tahir Maloku për albinfo.ch.


Zürcherstrasse 133
8952 Schlieren
Bösch 80A
6331 Hünenberg
- [email protected]
- +41 79 253 36 50



Biografi e shkurtë:
- Emri e mbiemriTahir Maloku
- Prejardhja:Ferizaj
- Vendi ku vepron:Zvicër
- Profesioni:Menaxhues i ndërtimit
E-Diaspora
-
Udhëtarë nga Gostivari bllokohen 15 orë në Austri pas defektit të autobusit, kompania nuk reagon Një grup udhëtarësh që po ktheheshin nga Gostivari drejt Gjermanisë kanë mbetur të bllokuar për rreth...
-
Piloti kosovar në qiellin ndërkombëtar, Lirik Qerimi licensohet për Boeing 737
-
Afro dy ore pritje në dalje të pikës Merdarë dhe Dheu i Bardhë
-
Dënim i përjetshëm kosovarit, për vrasjen e “dyshes” së një gruaje
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri
Jeta në Austri
-
Dhoma e Punës e Austrisë paralajmëron për mbikëqyrjen e punës përmes aplikacioneve Dhoma e Punës e Austrisë paralajmëron se aplikacionet e punës mund të ushtrojnë presion dhe monitorojnë...
-
Austri: Bletarët paralajmërojnë për mjaltin e rremë në supermarkete
-
Austria heq tendat kufitare ndërsa migrimi bie
-
Deri në 36°C: Ditë të nxehta përpara në të gjithë Austrinë
-
Borxhi i Austrisë po rritet, rritja mbetet e ulët