Bota
Rrufeja e godet avionin, me të cilin udhëtonte Daçiq
Daçiq ishte nisur me aeroplanin e qeverisë “Falcon” në Forumin Strategjik, në Bled ,të Sllovenisë kur avioni ku ai gjendej goditet nga rrufeja
Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Serbisë dhe ministri i Jashtëm, Ivica Daçiq, ishte nisur me aeroplanin e qeverisë “Falcon” në Forumin Strategjik, në Bled të Sllovenisë, kur avioni ku ai gjendej goditet nga rrufeja.
Aeroplani ateroi i sigurt në aeroportin e Lubjanës, ndërsa Daçiqi vazhdoi për në Bled për të marrë pjesë në Forumin Strategjik, pretendon RTS-ja, përcjell albinfo.ch.
Një mot i keq e goditi të hënën Slloveninë dhe Kroacinë, ku vetëm për dy orë janë shënuar më shumë se 20.000 fenomene rrufeje.
Kjo nuk është situata e parë e krizës me aeroplanin “Falcon”. Në fund të majit në qiellin mbi Greqinë ky aeroplan u prish, në të cilin gjithashtu gjendej Daçiqi dhe u detyrua që urgjentisht të aterronte në Athinë.
Shefi i diplomacisë atëbotë ka thënë: “Unë sikur t’i kisha dhjetë jetë”.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














