Futboll
Rrudhani në grupet e Ligës së Kampionëve do ta sfidojë Manchester Cityn
Ëndrra e secilit futbollist në botë është që një dit të luajë në Ligën e Kampionëve dhe kjo ëndërr pritet pas disa ditëve të bëhet realitet edhe për Donat Rrudhanin.
Bëhet e ditur se mesfushori kosovar ka arritur që me skuadrën e tij Young Boys Bern të futen në grupet e Ligës së Kampionëve, duke bërë realitet një ëndërr të kamotshme, përcjell albinfo.ch.
Theksohet se kampioni në fuqi i Zvicrës bën pjesë në Grupin G, së bashku me kampionin në fuqi të Evropës, Manchester Cityn, skuadrën gjermane RB Leipzig dhe autsajderin e këtij grupi ,Crvena Zvezdën.
Pjesë e verdhezinjve përveç Rrudhanit, është edhe mesfushorit nga Kosova me pasaportë zvicerane, Kastriot Imeri.
Rrudhani ka folur për emocionet që ka për të luajtur në grupet e Ligës së Kampionëve dhe përballë Manchester Cityt, shkruan telegrafi.
“Ka qenë ëndërr imja që të luaj në Ligën e Kampionëve dhe kjo ëndërr tani është bërë realitet. Mezi pres që ta dëgjoj himnin e garës më të madhe evropiane për klube dhe të zbres në fushë për të luajtur”, thotë Rrudhani.
E-Diaspora
-
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane Prej më shumë se dhjetë vitesh, familja Markaj në Obersiggenthal e shndërron oborrin e saj në... -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










