Lajme
Rrjeti i OJQ-ve “Demokracia në Veprim” ende pa rezultate
Ismet Kryeziu: Votimet duhet të përsëriten në çdo vendvotim ku ka pasur parregullsi

Ismet Kryeziu nga rrjeti i OJQ-ve “Demokracia në Veprim”, ka thënë sot se një vendim i tillë për përsëritjen e votimeve me parregullsi do të mund të merret nga organet kompetente, që nënkupton vendimet e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, e më pas edhe të KQZ-së.
Ai ka përmendur Skenderajt dhe Drenasin, komunat më të përfolura për manipulim të votës së qytetarëve.
Demokracia në Veprim as sot nuk ka publikuar rezultatet preliminare nga zgjedhjet e së dielës.
Sipas Kryeziut, publikimi i tërësishëm i rezultateve nuk është bërë për shkak të parregullsive në shumë vendvotime, sidomos në Skenderaj e Drenas.
Në mesin e parregullsive, të cilat Kryeziu ka thënë se i kanë deponuar në PZAP, zënë vend votimet e shumëfishta, shpërputhja e fletëve të votimit me numrin e nënshkruesve, votimet dhe tentimet për të votuar më shumë se një herë, problemet e vazhdueshme me llamba dhe sprein, vonesa në dërgimin e materialit zgjedhor, kërcënimi i vëzhguesve si dhe dalja enorme në vendvotime e qytetarëve në Skenderaj e Drenas dhe komuna të tjera.
E-Diaspora
-
Aksident tragjik në Gjermani, humb jetën një mërgimtar nga Peja Një aksident fatal ka ndodhur në Gjermani, ku ka humbur jetën N. Lushi nga Peja. Lajmi...
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
Jeta në Austri
-
Gjermania do të ndjekë shembullin e Austrisë dhe do të deportojë sirianët e dënuar Gjermania do të fillojë deportimin e sirianëve me precedentë kriminalë, tha ministria e brendshme të shtunën,...
-
Banka Qendrore e Austrisë instalon bankomate për të kapërcyer hendekun rural të parave të gatshme
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri