Muzikë
Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Austri organizon mbrëmje për 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
Festohet 17 vjetori i Pavarësisë së Kosovës në Austri

Në darkën e Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Austri, u festua 17-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, përcjell albinfo.at.
Në këtë mbrëmje të mbushur me emocion, të pranishëm ishin, eurodeputetin Lukas Mandl, një mik i madh i komunitetit tonë, .ëBlerina Serjani, përfaqësuese e Ambasadës së Shqipërisë në Austri, Omer Nura, Kryetar i Rrjetit në nivel global, duke ndërtuar ura bashkëpunimi mes bizneseve shqiptare në mbarë botën, Xhelal Mehmeti, kryetar i Rrjetit në Luginë e shumë të tjerë, Yll Blakaj, Kryetar i Rrjetit në Austri, Safet Krasniqi, Kryetar i degës së Vjenës etj.
Postimi i plotë
Një mbrëmje e veçantë për Pavarësinë e Kosovës
Në darkën e Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Austri, festuam me krenari 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Një mbrëmje e mbushur me emocion, bashkëpunim dhe dashuri për vendin tonë!
Ishim të nderuar të kishim mes nesh:
Eurodeputetin Lukas Mandl, një mik i madh i komunitetit tonë
Znj. Blerina Serjani, përfaqësuese e Ambasadës së Shqipërisë në Austri
Omer Nura, Kryetar i Rrjetit në nivel global, duke ndërtuar ura bashkëpunimi mes bizneseve shqiptare në mbarë botën.
Xhelal Mehmeti, kryetar i Rrjetit në Luginë e shumë të tjerë.
Të pranishmit u përshëndeten nga
Yll Blakaj, Kryetar i Rrjetit në Austri,
Safet Krasniqi, Kryetar i degës së Vjenës etj.
Një falënderim i madh për sponsorët tanë, që e bënë të mundur këtë event të jashtëzakonshëm:
Blakaj Fenster und Türen
IAT GmbH
Hekuri GmbH
GNA Holzbau GmbH
RBM Autorepair GmbH
Sema Bau GmbH
Dr. Riza Architekten GmbH
EDENT
USAJ Parket Boden GmbH
Bemalen GmbH
Metag GmbH & Jobs Mentor GmbH
Faleminderit të gjithëve që ishit pjesë e kësaj nate të paharrueshme!
Nikoqir i eventit ishte antari i Rrjetit tonë, Shpëtim Bujupi, Restoranti KastanianGarten Schwechat, i cili si gjithmonë ishte nje nikoqir i jashtezakonshëm.
Kurse festën e plotësoj këngëtari Gent Krasniqi me muzikën e tij shqipe. Flm shume Gent Krasniqi.
E-Diaspora
-
Shoqatat shqiptare në Zvicër, në fokus të numrit të ri të revistës Albinfo.ch Revista është përqendruar në shoqatat, rrjetet dhe lëvizjet që kalojnë suazat lokale ose regjionale, dmth që...
-
Zhvillo karrierën tënde aty ku vlerësohet: smzh ag të ofron më shumë se një vend pune
-
Akuzohet kosovari, i dyshuar si shef i “degës zvicerane” të organizatës terroriste
-
Aksident tragjik në Gjermani, humb jetën një mërgimtar nga Peja
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë
Jeta në Austri
-
Austri: 27% e të rinjve me prejardhje migrante braktisin herët shkollimin Në Austri, më shumë se 100,000 të rinj kanë përfunduar shkollimin e detyrueshëm në maksimum dhe...
-
Gjermania do të ndjekë shembullin e Austrisë dhe do të deportojë sirianët e dënuar
-
Banka Qendrore e Austrisë instalon bankomate për të kapërcyer hendekun rural të parave të gatshme
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj