E-Diaspora
Rrjetëzohen bizneset shqiptare në Norvegji
Pas Rrjetit të bizneseve shqiptare në Suedi, Ministria e Diasporës dhe Rrjeti i bizneseve të diasporës shqiptare e vazhduan procesin e krijimit të rrjetit të bizneseve shqiptare edhe në Norvegji.

Sipas një nkoftimi të MeD-it thuhet se para krijimit të rrjetit, u mbajt një takim parapërgatitor me përfaqësuesit e bizneseve shqiptare në Norvegji, si dhe u vizituan bizneset më të suksesshme në Oslo dhe në rrethinën e saj, si: “Istogu Hustenger”, “Rema 1000”, “Soli Renhold Vedlikehold AS”, “Top Maler Bygg LTD”.
“Konstatimi i nxjerrë nga këto takime, ku u diskutua për sfidat dhe sukseset e tyre, si dhe për rëndësinë e komunikimit midis tyre, ishte se mekanizmi më i përshtatshëm është rrjetëzimi.
Kështu, më 1 tetor, në Oslo, u mbajt Forumi për themelimin e Rrjetit të bizneseve shqiptare në Norvegji”, thuhet në njoftim përcjell albinfo.ch.
Në këtë forum ishte i pranishëm edhe sekretari i përgjithshëm i MeD-së, Osman Shahini.
Ai i informoi të pranishmit edhe për rëndësinë e regjistrit të diasporës.
Naim Dedushaj, drejtor i Departamentit të Investimeve të Diasporës, nikoqir i projektit, foli rreth projektit, qëllimi i të cilit është përafrimi i bizneseve dhe i biznesmenëve shqiptarë në botë dhe bashkëpunimi mes tyre që, nëpërmjet projekteve të përbashkëta, të investojnë në trojet shqiptare. Gjithashtu, ai potencoi rëndësinë që kanë këto rrjete, rezultatet e rrjetëzimit në 18 shtete të botës, etj.
Në anën tjetër, Besian Mustafa, drejtor i përgjithshëm i KIESA-s, i njoftoi afaristët e pranishëm rreth pakos së re fiskale.
Po ashtu, në forum ishin të pranishëm edhe kryetari i Rrjetit të bizneseve në Finlandë, z.Omer Nura, kryetarja e posazgjedhur znj. Saranda Iseni dhe përfaqësuesit e projektit DEED , të UNDP-së dhe ata të IOM-it.
Në fund të forumit, u zgjodh edhe kryesia prej 11 anëtarësh.
Kryetar u zgjodh Korab Thaci, nënkryetarë Albin Istogu dhe Agim Thaqi, sekretare Liridona Gashi, dhe arkëtar Habil Kaloshi.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Lozanë: Shqipëria në qendër të vëmendjes në Festivalin Universal të EHL Bëhet e ditur se turizmi dhe kulinaria shqiptare u promovuan sot në një nga universitetet më...
-
Dietikon: Kosovari vdes pas sulmit me thikë – Arrestohet një ugandas
-
Rrugëtimi i Arlindës drejt suksesit në Zvicër
-
Rrahje masive mes kroatëve e shqiptarëve në Zagreb, ka të plagosur
-
Diaspora është zemra ekonomike e Kosovës
Jeta në Austri
-
Austri: Paketa e re tatimore, masa për konsolidimin e buxhetit dhe lehtësime për qytetarët Qeveria austriake prezantoi të premten një paketë të gjerë legjislative fiskale, e cila synon konsolidimin e...
-
Austri: Reforma e pensioneve parasheh ndryshime të mëdha
-
Kompromiset që duhet të bëni në Austri kur blini ose merrni me qira një shtëpi
-
Austri: Çmimet e energjisë për familjet bien për 1.5%
-
Gjithçka që ndryshon në Austri nga muaji maj