Lajme

Rritje infektimesh, 1748 raste të reja me Covid në Zvicër

Në 24 orët e fundit, 1.748 infeksione të reja me koronavirus janë raportuar në Zyrën Federale të Shëndetit Publik (FOPH) nga Zvicra dhe Principata e Lihtenshtajnit, transmeton albinfo.ch.

Numri i testeve të kryera është 43,450, ndërkohë shkalla e pozitivitetit është 4 për qind.

BAG gjithashtu raporton 17 vdekje të reja në lidhje me koronavirusin. 66 persona shtesë u shtruan në spital. /Albinfo.ch