Tematike
Rritje e popullsisë së Zvicrës për 1.2%

Popullsia e Zvicrës në vitin 2014 ka shënuar një rritje prej 1.2 për qind në krahasim me një vit më parë. Kështu në fund të vitit 2014 në Zvicër jetonin 8.237.700 (tetë milionë e dyqindetridhjeteshtatë mijë e shtatëqind) banorë. Rritja e përmendur është realizuar falë shtimit të numrit të lindjeve, uljes së nurit të vdekjeve dhe ardhjes së të huajve që ka qenë më e madhe se largimi i tyre apo edhe i zviceranëve nga Zvicra. 76.000 është ndryshimi ( pozitiv) në numër në mes të atyre që kanë ardhur në Zvicër dhe atyre që kanë braktisur atë Ndërsa natyralizimi i të huajve mbetet faktori kryesor për rritjen e popullatës me shtetësi zvicerane, konstatohet në raportin më të ri statistikor të publikuar sot nga Zyra Federale e Statistikës.
Megjithatë në Zvicër gjatë vitit 2014 ka pasur 3.1% më pak ardhje të të huajve në krahasim me vitin 2013. Kanë ardhur gjithsej 187.300 veta. 26.000 prej tyre kanë qenë shtetas zviceranë. Pas tyre vijnë: gjermanët (24.700), italianët (19.000), portugezët (15.200), francezët (14.500) dhe spanjollët (8.100).
Numri i atyre që kanë lëshuar Zvicrën gjatë vitit 2014 ka qenë 111.100, prej tyre 28.500 shtetas zviceranë dhe 82.600 shtetas të huaj. Më së shumti zviceranë kanë shkuar për të jetuar në Francë, Gjermani dhe SHBA.
Natyralizimi i të huajve, faktori kryesor i rritjes së numrit të shtetasve zviceranë
Popullata me shtetësi zvicerane në vitin 2014 është rritur për 37.000 persona dhe ka arritur në fund të vitit numrin prej 6 milionë e 239.200 banorëve. Shtimi kryesor ka ardhur nga natyralizimi i të huajve (32.800) dhe nga lindjet (+2700 në krahasim me një vit më parë).
Numri i qytetarëve me shtetësi të huaj që jetojnë në Zvicër, në fund të vitit 2014 ka qenë 1milion e 998.500 veta, që është 24.3% e popullatës së gjithëmbarshme rezidente të Zvicrës. Në vitin 2013 kjo përqindje ishte 23.8%.
Tre te katërtat e të huajve me qëndrim të përhershëm në Zvicër nga vendet e BE-/EFTA-s e përbëjnë gjermanët italianët, portugezët dhe francezët. Në të njëjtë kohe ata përbëjnë më shumë se gjysmën e numrit të gjithëmbarshëm të të huajve në vend.
Pjesa më e madhe e të huajve jeton gjatë kohë në Zvicër ose është e lindur këtu. Bëhet fjalë për gjeneratën e dytë ose të tretë të të huajve
Rritje në të gjitha kantonet
Popullata rezidente ka shënuar rritje në të gjitha kantonet e Zvicrës. Në tetë kantone kjo rritje ka qenë mbi mesataren që ishte 1.2%. Kështu, në Kantonin Freiburg rritja ka qenë +1.9%, në Gjenevë dhe në Zug +1.7%, në Vaud +1.6%, në Cyrih dhe Valis +1.5%, në Aargau +1.4% dhe në Thurgau +1.3%. Rritje më e vogël ndërkaq është regjistruar në kantonet Nidwalden, Graubünden, Appenzell Inerrhoden, Glarus dhe Neuchatel me nga +0.5% dhe ne Uri +0.4%.
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Shoqatat shqiptare në Zvicër, në fokus të numrit të ri të revistës Albinfo.ch Revista është përqendruar në shoqatat, rrjetet dhe lëvizjet që kalojnë suazat lokale ose regjionale, dmth që...
-
Zhvillo karrierën tënde aty ku vlerësohet: smzh ag të ofron më shumë se një vend pune
-
Akuzohet kosovari, i dyshuar si shef i “degës zvicerane” të organizatës terroriste
-
Aksident tragjik në Gjermani, humb jetën një mërgimtar nga Peja
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë
Jeta në Austri
-
Austri: 27% e të rinjve me prejardhje migrante braktisin herët shkollimin Në Austri, më shumë se 100,000 të rinj kanë përfunduar shkollimin e detyrueshëm në maksimum dhe...
-
Gjermania do të ndjekë shembullin e Austrisë dhe do të deportojë sirianët e dënuar
-
Banka Qendrore e Austrisë instalon bankomate për të kapërcyer hendekun rural të parave të gatshme
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj