Lajme
Rritje e numrit të krimeve të kryera nga të miturit në Ticino

Në Ticino, dukshëm më shumë krime u kryen nga të miturit vitin e kaluar. Numri i veprave penale të kryera nga të rinjtë është rritur me mbi 20 për qind në vitin 2024, krahasuar me një vit më parë. Shkeljet e lidhura me pornografinë gjithashtu u rritën.
Gjithsej 362 krime të kryera nga të mitur u regjistruan në kantonin jugor, njoftoi të hënën Policia Kantonale e Ticionos. Kjo është pothuajse 24 për qind më shumë se një vit më parë, transmeton albinfo.ch.
Më shumë hetime janë hapur edhe vitin e kaluar, përkatësisht 486, krahasuar me 478 një vit më parë. Në 227 raste të tjera nuk janë gjetur elemente të rëndësishme kriminale, shkruan Policia Kantonale.
Ndër krimet e kryera ishin: vrasje në tentativë, përleshje, sulme, debate dhe dhunë apo kërcënime ndaj autoriteteve dhe zyrtarëve. U shtuan edhe vjedhjet, grabitjet, dëmtimet e rënda trupore, ngacmimet seksuale dhe zjarrvëniet e kryera nga të mitur, shkruan Keystone.
Njoftimi për shtyp vazhdon se hetimi për të ashtuquajturat “veprime ndëshkuese” ishte veçanërisht sfidues në vitin 2024. Grupet, të përbëra kryesisht nga të mitur, sulmuan burra që i konsideronin pedofilë dhe morën ligjin në duart e tyre. Hetimi, i cili zgjati disa muaj, çoi në identifikimin dhe arrestimin e rreth 30 të rinjve në muajt tetor dhe nëntor.
Numri i veprave penale të lidhura me pornografinë u rrit gjithashtu në Ticino. Vitin e kaluar kjo shifër arriti në 84 raste, krahasuar me 66 të një viti më parë. Gjashtëdhjetë nga këto raste rezultuan nga mbikëqyrja kombëtare dhe ndërkombëtare e internetit.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vjedhje me thyerje në Rüti ZH: Arrestohet një kosovar I arrestuari, një 41-vjeçar kosovar, ngarkohet me dyshimin për vjedhje me thyerje. Kërkimi për të arratisurin...
-
Korriku, muaji më i suksesshëm ndonjëherë për Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës
-
Këln: Endrit Smaili paraqet punim shkencor në Kongresin Ndërkombëtar të Papirologjisë
-
Kulturë dhe miqësi: Austriakët vizitojnë Kosovën
-
Një orë pritje në dalje të pikës Mërdarë
Jeta në Austri
-
Austria nga alarmin për rrezik nga zjarret në pyje në disa rajone Ministria e Bujqësisë në Austri ka paralajmëruar për rrezik të shtuar nga zjarret në pyje, pavarësisht...
-
Regjistrimet e makinave në Austri u rritën me 31.6% në muajin korrik
-
Austri: Nuk do të ketë kompensim për dëmet në tunelin Schmitten
-
Austri: Restorantet limitojnë kohën e qëndrimit të klientëve
-
Austri: Ministri Karner synon kufizim maksimal të ribashkimit familjar për azilkërkuesit