Lajme

Rritje e numrit të fluturimeve mes Zvicrës dhe Amerikës

SWISS do të shtojë dy destinacione të Amerikës së Veriut në rrjetin e saj të rrugëve ajrore, përcjell albinfo.ch.

Duke filluar nga marsi i vitit 2024, linja ajrore kombëtare do të fluturojë çdo ditë nga Cyrihu në Uashington DC dhe nga maji do të shtojë fluturimin Cyrih-Toronto në orarin e saj.

Linja ajrore njoftoi gjithashtu të martën zgjerimin e rrjetit të saj evropian me tri fluturime javore për në Kosice në Sllovaki dhe qytetin rumun të Cluj-Napoca.