Lajme
Rritje e madhe e rasteve në Zvicër: 1910 infeksione në 24 orët e fundit
Mesatarja 7-ditore e rasteve është rritur për 44 për qind në krahasim me javën e kaluar. Ndërsa ajo e shtrimeve në spitale, për 46 për qind
Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka raportuar 1910 raste të reja këtë pasdite që ishin testuar pozitive për koronavirusin në 24 orët e fundit.
Mesatarja 7-ditore e rasteve tani është 1083 ose 44 për qind më e madhe se në javën e kaluar, shkruan srf.ch. Me trendin aktual, mesatarja 7-ditore e infeksioneve të reja dyfishohet afërsisht çdo 13 dit, transmeton albinfo.ch.
Incidenca 14-ditore është aktualisht 154.5.
Norma mesatare pozitive 7-ditore është aktualisht 7.0 për qind. Ndërsa mesatarja 7-ditore e testimeve të kryera është 18,635 në ditë, që është 9 përq ind më pak se javën e kaluar.
BAG raporton një person të sapo vdekur nga Covid-19.
BAG po ashtu aktualisht raporton 287 persona që po trajtohen në spitale në lidhje m Covid-19. Kjo është 46 për qind më shumë se në javën e kaluar.
Shtretërit e kujdesit intensiv në spitalet zvicerane (përfshirë shtretërit ad-hoc) aktualisht janë 65 për qind të zënë. Prej tyre, 8 për qind janë të zënë nga të prekurit nga Covid 19.
E-Diaspora
-
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar Lea Ypi prezanton librin “Të poshtëruar” në Stokholm... -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles -
Eksodi i bardhë: Mjekët po i kthejnë shpinën Kosovës -
Gjermani: Policia gjen mbi dy kilogramë kokainë në makinën e shqiptarit
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










