Lajme
Rritje alarmante e rasteve të diskriminimit racor në Zvicër gjatë vitit 2024
Në vitin 2024, në Zvicër janë regjistruar gjithsej 1,211 raste të diskriminimit racor, duke shënuar një rritje prej gati 40% krahasuar me një vit më parë. Këto të dhëna u publikuan të dielën në raportin vjetor të Qendrave të Këshillimit për Racizmin, shkruan RTS, transmeton albinfo.ch.
Komisioni Federal kundër Racizmit (CFR) dhe organizata “Të Drejtat e Njeriut” theksojnë se rritja e numrit të rasteve lidhet si me zhvillimet gjeopolitike dhe polarizimin në rritje të diskursit publik, ashtu edhe me ndërgjegjësimin dhe dukshmërinë më të madhe të qendrave të këshillimit, të cilat kanë inkurajuar më shumë persona të kërkojnë ndihmë.
Ashtu si në vitin 2023, shumica e incidenteve të raportuara kanë ndodhur në sektorin e arsimit (19%), veçanërisht në shkollat e arsimit të detyrueshëm. CFR thekson se fakti që fëmijët dhe të rinjtë përballen me diskriminim në mjedisin shkollor nënvizon nevojën urgjente për më shumë programe edukative, trajnime për mësuesit dhe masa parandaluese, për të siguruar që shkollat të jenë vende të sigurta për të gjithë.
Në raportin e këtij viti, 35% e rasteve ishin të lidhura me ksenofobinë, ndërsa 30% me racizmin anti-zezak. Ksenofobia është shfaqur më së shumti në vendet e punës, ndërsa racizmi anti-zezak ka qenë i pranishëm kryesisht në shkolla.
Përkundër numrit më të ulët të incidenteve, racizmi anti-musliman përbënte 17% të rasteve (209 incidente), ndërsa antisemitizmi mbeti i pandryshuar, me 66 raste të raportuara.
Sipas CFR-së, diskriminimi racor shkakton dëme të mëdha emocionale dhe psikologjike për viktimat, dhe ndikon negativisht në besimin e tyre ndaj institucioneve dhe shoqërisë në përgjithësi.
E-Diaspora
-
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt Më 14–15 prill 2026 mbahet Samiti IV i Diasporës Shqiptare... -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë -
Hamburg
Promovohet libri “Skënderbeu – Një hero arbëror i Evropës” më 7 shkurt në Hamburg -
Diaspora
Diaspora rrit të ardhurat e Kosovës +4% më shumë në vitin 2025 -
Itali
Brilant Milazimi përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venecias 2026
Jeta në Austri
-
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro Vjena pret që deficiti buxhetor i vitit 2025 të arrijë në total 2.8 miliardë euro, 1... -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin










