Lajme
Rritja e TVSH-së, goditje e madhe për banorët e Zvicrës
Banorët e Zvicrës përballen me rritje të TVSH-së
Qeveria federale po planifikon të rrisë tatimin mbi vlerën e shtuar (TVSH) për të mbuluar shpenzimet e mëdha të ushtrisë, zgjerimit të rrjetit hekurudhor dhe pagimin e pensionit të 13-të të AHV-së, përcjell albinfo.ch.
Ministri i Transportit, Albert Rösti, synon që përqindja aktuale e TVSH-së, e cila tashmë mbledh fonde, të vazhdojë përkohësisht pa afat, ndërsa rritja e propozuar do të jetë 0.7 pikë përqindje. TVSH-ja duket të jetë zgjidhja e qeverisë për financimin e shumicës së kërkesave të buxhetit, sipas gazetares së SRF, Charlotte Jacquemart.
Jacquemart thekson se TVSH-ja godet të gjithë, ndryshe nga rritja e taksës federale që prekte kryesisht të ardhurat më të larta. “Mesatare dhe të pasurit tashmë paguajnë pjesën më të madhe të shpenzimeve të shtetit,” shpjegon ajo. Megjithatë, TVSH-ja e Zvicrës është relativisht e ulët krahasuar me vendet e Bashkimit Evropian – 8.1% në Zvicër, mbi 20% mesatarja në BE – duke e bërë këtë një opsion tërheqës për financim.
Gazetarja përmend edhe alternativa më “socialisht të drejta”, si një tatim mbi transaksionet financiare, që nuk është zbatuar ende për shkak të konkurrencës ndërkombëtare, ose një tatim modest mbi trashëgiminë, që mund të jetë një mënyrë e drejtë për të mbledhur fonde nga ata që tashmë kanë më shumë. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












